Home / Kryesoret / Presidenti Ivanov do të mbajë fjalim në Samitin e shefave të PBEJL- së në Sofje

Presidenti Ivanov do të mbajë fjalim në Samitin e shefave të PBEJL- së në Sofje

 Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov sot do të marrë pjesë në Samitin e shefave të shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare të Procesit për bashkëpunim në Evropën Juglindore, i cili mbahet në suaza të kryesisë bullgare dhe shënimit të njëzetvjetorit të iniciativës.

Samiti i titulluar “PBEJL – 20 vite çelës drejt bashkëpunimit rajonal”, është në tërësi ngjarja e fundit që organizohet në suaza të kryesimit bullgar me PSEJL-në, të cilën nga sot e ndërmerr Kroacia. Në këtë tubim të madh rajonal do të marrë pjesë edhe ministri i Maqedonisë i Punëve të Jashtme Nikolla Popovski, lajmëroi korrenspondenti i MIA-s nga kryeqyteti bullgar.

Presidenti Ivanov, siç u parashikua, do të mbajë fjalim në të cilin pritet ta riafirmojë pozitën e Republikës së Maqedonisë, e cila edhe më tutje mbetet partner aktiv dhe konstruktiv në rrethimin rajonal dhe se fuqishëm është e përkushtuar në promovimin e parimeve të fqinjësisë së mirë dhe paqes në rajon. Maqedonia mundohet për bashkëpunim rajonal të thelluar, lidhje të rajonit përmes zhvillimit dhe modernizimit të infrastrukturës, që mund të nxitë zhvillim të rritur ekonomik, tregti dhe tërheqje të investimeve të huaja.

Në samit, nikoqir i së cilës është presidenti bullgar Rosen Plevneliev, është paralajmëruar pjesëmarrja e presidentëve të Malit të Zi Filip Vujanoviq, i Shqipërisë Bujar Nishani, i Kosovës Hashim Thaçi, i Moldavisë Nikolae Timofti, kryesuesi me kryesinë e Bosnje e Hercegovinës Bakir Izetbegoviq, kryeministri i Rumanisë Dacijan Ciolosh, zëvendëskryetari i Qeverisë dhe ministër i Punëve të Jashtme të Sllovenisë Karl Erjavec, sekretari i përgjithshëm i OSBE-së Lamberto Zanier dhe sekretari i përgjithshëm i Këshillit për bashkëpunim rajonal Goran Svilanoviq.

Vendet anëtare të procesit pritet të miratojnë deklaratë jubilare me rastin e njëzetvjetorit, e cila duhet ta paraqesë rolin e PBEJL-së si format politik kyç për partneritet të përmbajtur në Evropën Juglindore dhe platformën udhëheqëse për integrim evropian dhe euroatlantik.

Liderët e rajonit do të këmbejnë mendime për çështjet rajonale, për demokracinë, për sigurinë, për migrimin, për sigurinë energjetike, integrimet euroatlantike, ndërsa do të hapet edhe ekspozitë e fotografive – “20 vite PBEJL.

Sipas mediave bullgare, PBEJL ndodhi në Sofje në vitin 1996, kur është miratuar Deklarata për marrëdhënie të mira fqinjësore, stabilitet, siguri dhe bashkëpunim të Ballkanit.

Paraprakisht në mëngjes presidenti i Maqedonisë Ivanov do të mbajë takim me kryeministrin bullgar Bojko Borisov, ndërsa mbrëmë vonë pasdite kishte takim edhe me nikoqirin e tij – presidentin bullgar Rosen Plevneliev.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *