Home / Lajme / Maqedoni / PSP: Gjykata Themelore Shkupi 1 po e pengon hetimin për rastin Puc

PSP: Gjykata Themelore Shkupi 1 po e pengon hetimin për rastin Puc

Gjykata Themelore Shkupi 1 ende nuk ka dërguar kopjet nga dëshmitë e materialeve për rastin Puc që po e rëndon hetimin, thuan nga PSP, transmeton TetovaSot.

Edhe pse Prokuroria Speciale disa herë i ka kërkuar kopjet nga dëshmitë, ndërsa për mos bashkëpunimin është ankuar edhe te Gjykata e Apelit, megjithatë deri më sot ata nuk kanë marr kopje nga dëshmitë e as që iu është dërguar dokumentacioni në afatin e paraparë.

“Jemi në një situatë të palakmueshme. Edhe pse vazhdimisht po tentojmë që si Prokurori në mënyrë aktive të veprojmë, po na pamundësohet nga Gjykata Themelore Shkupi 1. Kemi kërkuar që të na dërgohen kopjet nga dëshmitë dhe nuk na u dërguan. Lënda me ankesë u dërgua në Gjykatën e Apelit që qartas tregoi se Gjykata Themelore i ka shkelur ligjet kur ka refuzuar që t`i jap kopjet e dëshmive. Edhe përskaj këtij fakti, deri më sot dëshmitë nuk na janë dorëzuar”, deklaroi sot prokurorja Lence Ristovska.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *