Home / Kryesoret / Punohet intenzivisht në përmirësimin e Regjistrit për lirimin dhe transferimin e ndotësve në Republikën e Maqedonisë

Punohet intenzivisht në përmirësimin e Regjistrit për lirimin dhe transferimin e ndotësve në Republikën e Maqedonisë

Si rezultat i bashkëpunimit të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe Qendrës Rajonale të Mjedisit Jetësor për Evropën Qendrore dhe Lindore (REC), në kuadër të projektit „Mbështetja për vendosjen  dhe zhvillimin e Protokollit të Regjistrit për lirimin dhe transferimin e ndotësve (RLTN) në Vendet e Ballkanit Perëndimor dhe në Moldavi”,  gjatë dy ditëve të fundit në Shkup u punua intenzivisht në avancimin e tërë procesit për vendosjen e një Regjistri funksional për lirimin dhe transferimin e ndotësve në Republikën e Maqedonisë.

Në kuadër të këtyre aktiviteteve u organizuan dy punëtori – njëra me shoqatat e qytetarëve në Maqedoni, ndërsa tjetra me përfaqësuesit e industrisë.

Punëtoria e parë kishte për qëllim përforcimin e bashkëpunimit dhe kapaciteteve të organizatave të qytetarëve në lidhje me zbatimin e Protokollit për RLTN të Komisionit Ekonomik të KB dhe detyrimet për lajmërimin në Republikën e Maqedonisë, duke pasur parasysh sistemin RLTN për lajmërimin e BE-së; që ta promovojë kuptimin e detyrimeve sipas Protokollit dhe legjislacionit kombëtarë, si dhe rolin e palëve të ndryshme të tanguara, duke u fokusuar në rolin e sektorit joqeveritar në ecurinë dhe implementimin e RLTN;  që ti identifikojë problemet aktuale gjatë implementimit praktik të Protokollit dhe Procedurës për lajmërimin e  shoqatave të qytetarëve dhe të propozohen hapa për kyçjen dhe bashkëpunimin më të mirë të tyre në ecurinë dhe implementimin e RLTN në të ardhmen. Në fakt, roli i organizatave të qytetarëve është i rëndësishëm në aspekt  që përmes kyçjes së tyre adekuate dhe me kohë në këto procese përmirësohet transparenca e institucioneve qeveritare dhe industrisë, ndërsa për publikun sigurohen informata për gjendjen e mjedisit jetësor, si e drejtë  e garantuar me kushtetutë të konfirmuar edhe përmes Konventës së Aarhusit.

Nga ana tjetër puntoria e sotme e dedikuar për industrinë fakusoheshte në përforcimin e kapaciteteve të industrisë përmes informimit dhe pasqyrës së përpjekjeve që bëhen gjatë tri viteve të fundit në lidhje me zhvillimin dhe punën e ndotësve, transferimin dhe implementimin e Protokollit të RLTN dhe  Regullativën e BE-së që ka të bëjë me sistemin e RLTN-së; prezantimin e Strategjisë dhe Planit Aksional për implementimin e Protokollit të RLTN-së, si dhe identifikimin e problemeve dhe nevojave aktuale në lidhje me procedurën për lajmërim. Gjatë kësaj u shqyrtuara edhe mundësitë për përmirësimin e veglës së softuerit për lajmërim dhe ueb-faqja për lajmërim, ndërsa u diskutua edhe për rekomandimet dhe hapat në vijim në lidhje me punën e RLTN-së me të gjita palët e tanguara.

Industria ka një rol veçanërisht të rëndësishëm në procesin e vendosjes dhe mbajtjes së regjistrit funksional sepse përmes vendosjes së raporteve të kërkuara kontribuon për një zbatim të sukseshëm të kërkesës së Protokollit. Njëherësh, me futjen e të dhënave të kërkuara në softuer, industria prezentohet para publikut si vetëdije ekologjike dhe e mënjanon misterin rreth emisioneve të veta.

Ky projekt financohet nga Programi për ndihmë këshilldhënëse e Ministrisë Federale Gjermane e Mjedisit Jetësor në vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore, Kaukazit dhe Azisë Qendrore dhe vendet tjera që janë fqinjë të Bashkimit Evropian. E njëjta është mbikqyrë nga Agjencia Gjermane e Mjedisit Jetësor.

KRONOLOGJIA

Republika e Maqedonisë është nënshkruese e Protokollit për regjistra për emetim dhe bartje të materieve ndotëse – REBN që është detyrim që del nga Konventa e Aarhusit për qasje deri te  informacionet, pjesëmarrje të publikut në vendimmarrje dhe qasje në drejtësi në rastet lidhur me mjedisin jetësor.

Me ratifikimin e REBN-së në vitin 2010 Republika e Maqedonisë përmes Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, si organ i shtetit kompetent për kryerjen e punëve nga sfera e mjedisit jetësor, filloi me kryerjen e aktiviteteve adekuate për plotësimin e detyrimeve nga Protokolli. Në lidhje me rregullativën ligjore, është hartuar Rregullore për formën, përmbajtjen, metodologjinë dhe mënyrën e mbajtjes së regjistrit të emetimit dhe bartjes së ndotësve (Gazeta zyrtare e RM nr. 2/11 nga  03.03.2011) në të cilin janë përcaktuar  të gjitha detyrimet që dalin nga Rregullativa e BE-së (EC) No 166/2006 dhe Protokolli.

Përveç legjislacionit të lartpërmendur, implementimi i Protokollit është ngusht i lidhur me zbatimin e detyrimeve që dalin nga Direktiva 96/61/ЕC, e cila është transponuar në legjislacionin kombëtar përmes aplikimit të sistemit për Parandalim të integruar dhe kontroll të ndotjes – PIKN, që është në dispozicion në linkun në vijim: http://prtr.moepp.gov.mk/Legislativa.aspx

Në drejtim të plotësimit të detyrimeve nga Protokolli vendoset edhe Pajisja elektronike programuese që mundëson  të dhëna të rrjetit, përpunim dhe paraqitje të të dhënave në regjistër në formë të agreguar dhe të jo-agreguar dhe mundëson kërkimin e tyre dhe qasje të publikut deri te ato përmes ueb portalit për REBN.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *