Home / Kryesoret / Qendra e re tregtare, deponia më e madhe në Tetovë

Qendra e re tregtare, deponia më e madhe në Tetovë

Në qendër të Tetovës para njëzet viteve u ndërtua qendra e re tregtare në të cilën nga gjithsej 350 lokale aktive janë reth 100. Kjo qendër tregtare 3 katëshe tani është shëndruar në deponi të egër në të cilën hudhen mbeturina të ndryshme nga pronarë të lokaleve të pandërgjeshëm.

Këto deponi dhe mbeturina që i shihni në foto janë kancerogjene dhe rezikojnë shëndetin e të gjith atyre që e frekuentojnë këtë qendër.
Sikur ky objek të ndodhej në ndonjë shtet tjetër, sigusrisht se do të ishte mbyllur nga inspektorët përkatës. Mirëpo tek ne kjo nuk ndodhë.

Organet komunale, inspektoratet dhe ministritë përkatëse nuk çajnë kokën për helmimet masive që ndodhin në qytetin e Tetovës.
Gjatë fushatave zgjedhore të gjith kryetarët e komunës së Tetovës deri më tani, si dhe kryetarja aktuale Teuta Arifi kanë premtuar zgjidhjen e problemit të papastërtisë dhe të sigurisë të kësajë qendre tregtare, por nuk ndërmorën asnjë hap pozitiv.
Me blerjen e shoqatës aksionare ”Komunaproekt” nga ana e kompanisë Ecolog u ritën shpresat për shpëtimin e kësaj qendre dhe shëndrimin e sajë në një qendër tregtare moderne, por pengesat burokratike penguan planet e Ecologut të cilët si duket tani më nuk e kanë prioritet këtë qendër tregtare.

Ftojmë shoqatat ekologjike e veçanarisht Eco Guerilla të japin kontributin e tyre drejt një alarmi drejtuar, pronarëve, organeve kompetente për sanimin e kësajë katastrofe ekologjike.\Tv Koha Tetove
13516398_1167692416615655_7893679226343103758_n

13521958_1167692386615658_6598649963650423919_n

13557842_1167692366615660_6590055005398459831_n (1)

13557905_1167692476615649_2771708439593201235_n

13557958_1167692443282319_1979487899176965206_n

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *