Home / Kryesoret / Qeveria ka miratuar Propozim ribalanc të Buxhetit për vitin 2016

Qeveria ka miratuar Propozim ribalanc të Buxhetit për vitin 2016

Qeveria e Republikës së Maqedonisë mbrëmë në seancë e ka miratuar Propozim ribalancin e buxhetit për vitin 2016, me të cilin ka para për rroga, pensione dhe tranfere sociale, ndërsa shpenzimet kapitale mbeten në nivel të njëjtë.

Siç elaboroi në konferencën për shtyp ministri i Financave, Kirill Minovski, nevoja e miratimit të këtij ribalanci ka të bëjë me ndryshimin e projeksionit për rritjen e BPV-së nga 4 përqindët e parashikuara fillimisht në 2,3 për qind.

Sqaroi se si rezulta i ndryshimeve të projeksioneve në rritjen e BPV-së, është e domosdoshme të kryhet korrigjim përkatës i projeksioneve të të ardhurave të përgjithshme dhe shpenzimeve të përgjithshme. Në anën paraprake, theksoi kemi zvogëlim të projeksioneve për rreth dy për qind ose për 3 miliardë denarë, ndërsa në anën shpenzuese ka zvogëlim për 804 milionë denarë”, tha Minoski.

“Ajo që dua ta ndajë me qytetarët është se me ribalancin nuk janë rrezikuar paratë, pensionet dhe transferet sociale, ndërsa tek shpenzimet kapitale ka zvogëlim, të cilat megjithatë mbeten në nivel të lartë dhe janë më të mëdha për 3,8 miliardë në raport me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Ai theksoi se me ribalancin nuk lëshohet asnjë projekt i projektuar më parë.

Ai theksoi se është optimist trendi pozitiv i pagesës së tatimeve dhe kontributeve, që janë rritur në raport me tremujorët e parë të vitit 2015 edhe atë tek tatimet për 6,4 për qind, ndërsa tek kontributet për 5,7 për qind.

Shfaqi shpresë se ky trend pozitiv i pagesës së tatimeve do të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme.

Informoi se me ribalancin rritet edhe deficiti buxhetor nga nga i projektuari 3,2 për qind me buxhetin e 3,6 përqindëve nga BPV-ja dhe do të arrijë 2,1 miliardë denarë.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve për dhëniet e eurobononve tha se përgatitje të caktuara janë bërë dhe se në bashkëpunim me këshillimet e huaja investuese punohet në hulumtim të tregut.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *