Home / Kryesoret / Qeveria VMRO-BDI ia shkurton buxhetin Teatrit të Tetovës për 1 milion euro

Qeveria VMRO-BDI ia shkurton buxhetin Teatrit të Tetovës për 1 milion euro

Mes projekteve tjera shqiptare në Maqedoni, me rishikimin e buxhetit për vitin 2016 nga ana e Qeverisë VMRO-DPMNE – BDI, ka pësuar edhe objekti i Teatrit dhe Bibliotekës në Tetovë.

Alsat M ka siguruar dëshmi ku shihet se nga 180 milionë denarë, tashmë këtij projekti i mbeten 120 milionë denarë. Bëhet fjalë për një dallim prej 60 milionë denarësh ose afër 1 milion euro.

Sekretari shtetëror në ministrinë e kulturës, Bexhehudin Shehapi i Bashkimit Demokratik për Integrim, ishte i pakapshëm për të sqaruar shkurtimin e mjeteve.

Në vendin ku zhvillohen ndërtimet, tashmë disa muaj, nuk shihet asnjë progres. Gjatë vënies së gur-themelit në nëntor të vitit 2014, u tha se investimi do të kapë shumën prej 13 milion eurosh dhe ndërtimet do të përfundojnë në vitin 2017.

Për dallim nga projekti fillestar, vitin e kaluar u vendos që objekti të ketë dy kate më pak nga ç’ishte planifikuar por autoritetet e quajtën atë “një korrigjim” dhe në vazhdimësi mohuan që kjo të jetë pasojë e shkurtimit të mjeteve të buxhetit.

Aktivitetet kulturore dhe artistike në Tetovë zhvillohen në ambiente provizore dhe në kushte jashtë standardeve, kurse biblioteka “Koço Racin” mbetet e mbingarkuar.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *