Home / Lajme / Botë / Referendumi, 77% e zviceranëve refuzojnë shpërblimin prej 2,555 $ në muaj

Referendumi, 77% e zviceranëve refuzojnë shpërblimin prej 2,555 $ në muaj

Zviceranët kanë rrëzuar me 77% të votave propozimin që nëse do votohej do t’u jepte atyre 2.555 dollarë në muaj, pavarësisht nëse ishte në punë apo jo.

Propozimi i hedhur në referendum do të vendoste nëse duheshin garantuar apo jo të ardhura bazë për çdo qytetar, por vetëm 23 % e zviceranëve kanë qenë dakord në lidhje me këtë propozim.

Mbështetësit e kësaj ideje shpreheshin se puna në shekullin e XXI-të po bëhet gjithnjë e më e automatizuar, duke pakësuar numrin e vendeve të punës.

Ndërsa kundërshtarët e saj apelonin se nëse çdo zvicerani do t’i jepen para edhe nëse nuk bën asgjë, e gjithë bota do të tentojë të shkojë në Zvicër.

Ky referendum ka qenë Unik në llojin e vet, duke e bërë Zvicrën të parin vend që çon në votim një ligj të tillë.

Gjithashtu lexo

Tërmet i fortë e goditi pjesën jugore të Altlantikut

Një tërmet me intensitet prej 6,7 ballësh sipas shkallës Rihter e goditi sot pjesën jugore …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *