Home / Lajme / Maqedoni / “Revolucioni shumëngjyrësh” paralajmëron protestë

“Revolucioni shumëngjyrësh” paralajmëron protestë

Protestuesit e “Revolucionit shumëngjyrësh”, kanë paralajmëruar protestë të re për nesër në orën 18:00 para Prokurorisë Speciale. Ata thonë se gjatë protestë do të përsërisin kërkesat e tyre dhe se afati për plotësimin po skadon.

“Kaluan tre ditë që kur Ivanov tërësisht tërhoqi vendimin për abolim dhe tre ditë nga kërkesat tona. Qeveria hesht, Gjykata Kushtetuese hesht, institucionet e përndjekjes heshtin. Ka ardhur koha që t’i rikujtojmë se deri më 18 qershor Gjykata Kushtetues duhet të deklarohet për kushtetueshmërin e PSP-së që të jemi të sigurt se drejtësia do të mbrohet. Përsëri do të jemi në rrugë, përsëri do të protestojmë! T’ju tregojmë se duhet patjetër të lirohen të gjithë protestuesit e arrestuar dhe të tërhiqen gjithë kallëzimet e MPB-së për protestuesit”, kanë porositur nga “Revolucioni i larmishëm”.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *