Home / Kryesoret / Seancë e parë e Komisionit për impiçment ndaj presidentit Ivanov

Seancë e parë e Komisionit për impiçment ndaj presidentit Ivanov

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot seancë duhet të mbajë Komisioni për vlerësimin e bazës së propozimit për ngritjen e procedurës për përcaktimin e përgjegjësisë së presidentit Gjorge Ivanov për vendimin për abolim.

Komisioni duhet ta shqyrtojë propozimin e opozitës për ngritjen e procedurës për përcaktimin e përgjegjësisë së presidentit Ivanov.

Komisioni numëron 11 anëtarë. Kryetar është deputeti i VMRO-DPMNE-së, Zoran Ilioski, nga grupi i deputetëve të së cilit janë edhe pesë anëtarë, ndërsa nga dy anëtarë janë të BDI-së dhe LSDM-së dhe një i PDSH-së.

LSDM reagoi se nuk përkon numri i anëtarëve dhe propozimi i Zoran Ilioskit nga VMRO-DPMNE të jetë kryetar i Komisionit me ç ‘rast shtroi padi deri te Gjykata Administrative për kontestimin e Komisionit.

Komisioni ka afat deri të hënën të përgatisë raport final që më pas duhet ta elaborojë në seancë plenare në Kuvend.

LSDM e inicioi procedurën për impiçment më 13 prill, një ditë pas vendimit të presidentit Ivanov për faljen e 56 personave. Më 27 maj ai e tërhoqi abolimin për, siç theksoi, 22 persona të eksponuar politik. Ivanov i udhëzoi 34 personat e tjerë të cilët nuk duan të falen, të shtrojnë kërkesë për prishjen e vendimeve të cilat kanë të bëjnë me ta.

Kabineti i Ivanovit dje kumtoi se deri atëherë nuk ka mbërritur asnjë kërkesë për tërheqjen e faljes nga personat faljet e së cilëve nuk u përfshinë me vendimin e ri të presidentit.

Vendimin eventual për nisjen e procedurës para Gjykatës Kushtetuese për përcaktimin e përgjegjësisë së Ivanovit duhet ta sjellin të paktën 82 deputetë në Kuvendin e Maqedonisë.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *