Home / Lajme / Maqedoni / Seancë gjyqësore për rastin “Kumanova”

Seancë gjyqësore për rastin “Kumanova”

Në Gjykatën supreme ka nisur seanca gjyqësore e radhës për rastin “Lagjja Trimave”. Ekipi i Alsat-M nga gjykata njofton se seanca ka filluar në orën 10.00 dhe se sot do të dëshmojnë dëshmitarë të mbrojtur.

Gjykata në fillim të muajit maj solli vendim që me këtë lëndë ta bashkojë procedurën me rastin “Vetëtima”, gjegjësisht me anëtarët e logjistikës, të cilët u arrestuan para disa muajve. Për ngjarjet nga “Lagjja e Trimave” janë akuzuar 29 persona, ndërsa si anëtarë të logjistikës tetë persona.

Në ngjarjet e 9 dhe 10 majit në Kumanovë u vranë 8 policë, 37 u plagosën, ndërsa qindra persona mbetën pa kulm mbi kokë. Gjatë luftimeve u vranë 10 pjesëtarë të grupit, ndërsa mbi 30 të tjerë u arrestuan.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *