Home / Lajme / Maqedoni / Sevdail Miftari nga “Grupi i Kumanovës”: Nimetullah Abdullahu është organizator i të gjithave

Sevdail Miftari nga “Grupi i Kumanovës”: Nimetullah Abdullahu është organizator i të gjithave

I akuzuari në procesin gjyqësor “Lagja e trimave” Sevdail Miftari pyeti se pse në aktakuzë nuk qëndrojnë edhe bisedat me Nimetullah Abdullahun, transmeton TetovaSot.

“Nimetullah Abdullahu i ka organizuar të gjitha. Këta që po akuzohen për logjistikë nuk i njohë. Pse fshihen të tjerët? I merrni njerëz që ruajnë bagëti dhe i burgosni. Ku është Nimetullah Abdullahu të vijë këtu? Ai ishte afër meje”, tha mes tjerash Miftari.

Rufki Dogani ka përsëritur edhe njëherë atë që kishte potencuar edhe në një seancë tjetër të mëparshme, raporton portalb.mk

“Beg Rizaj, Mirsad Ndrecaj, Sami Ukshini, Valoni, … janë dorëzuar të gjallë dhe i kanë dërguar në stacion. Kërkojmë që BE ta marr përsipër rastin, nënvizoi Dogani.

Ndërkaq Nasuf Beqiri, i akuzuar, ka kërkuar që rastin ta ndërmerr Prokuroria Speciale Publike.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *