Home / Kryesoret / Shërbimet policore ndalojnë sekretarin e përgjithshëm të LR-PDSH-së, Arben Taravarin

Shërbimet policore ndalojnë sekretarin e përgjithshëm të LR-PDSH-së, Arben Taravarin

Sekretari i përgjithshëm i LR PDSH-së,  Arben Taravari sot është ndaluar në aeroportin e Shkupit nga shërbimet policore.

Lajmin e ka bërë të ditur vet Taravari në rrjetin e tij të fb, duke theksuar se personat që ndaluan atë në aeroportin e Shkupit e kanë cilësuar Taravarin si njeri problematik, njofton TetovaSot.

Postimi i plotë i Arben Taravarit:

Sot në terminal, kur nisesha për në Gjermani, i ftuar në Kongresin Botëror të Parkinsonit, ndryshe nga gjithë qytetarët e tjerë, më çuan në një ambient të veçantë!
Nuk dija si t’i sqaroja shoqes time, e cila mendoi se po më arrestonin!
Unë mjek dhe ligjerues në Fakultetin e mjeksisë, pa asnjë krim civil a penal, të arrestohesha në kufi në mënyrë spektakulare, i binte shumë e rëndë! Thashë mos është ndonjë kamera e fshehtë, po unë nuk jam ndonjë personalitet artistik, që të ngopin oraret e spektaklit me mua!
E taksirat-thashë me vete!
Disa zotërinj më thanë që shteti më paska renditur tek problematikët!
Taksirat i dyfish!
Të renditem unë tek problematikët?! Me ligjin jam në rregull pavarsisht se është vështirë të flasësh për ligj në Maqedoni, jo vetëm që nuk kam bërë, po as nuk kam menduar që ti bëj keq shtetit, si profesion kam shërimin e njerëzëve, të vetmet gjëra që ndoshta mund ta kenë bezdisur shtetin janë mendimet e mia që janë të ndryshme nga qeveria apo pozita!
Një amerikan do thoshte: po qeveria dhe pozita nuk janë Shteti, ata janë disa nga hallkat e shtetit- mirëpo ne që jemi ballkanas, e dimë shumë mirë inatin e shtetit!
E pra mua më ka marrë shteti inat se nuk pajtohem me Nikollën, Alinë dhe me atë besnikun e tyre!
Zyrtarisht unë jam armik shtetëror se më ndalojnë nëpër kufijtë e Maqedonisë dhe trajtohem si i shumëkërkuar!
Pavarsisht që ky është një film diletant i strategjive grueskiane, unë jam zgjedhur si një nga aktorët!
S’kam talent në filma, le njêherë që janë dhe fusha të panjohura për mua…
Duhet të sqaroj të gjithë ata që ma kanë frikën, se unë nuk përfaqësoj asnjë element destruktiv, që pavarsisht se projekti Shkupi 2014 më duket Kiç, nuk kam ndërmend të marr kazmën dhe t’i shemb se duhet të shëroj pacientët dhe s’di të merrem me shkatërrime…
As akte terroriste nuk di të bëj…
Nga ana tjetër dua t’iu kujtoj që në dhomat e spitalit ku jetoj kam kohë që bashkëjetoj me vdekjen, dhe ky raport me vdekjen më ka bërë vetëm një nder: më ka hequr frikën!
E di që nuk duhet të jem Krenar që nuk kam frikë, po këto janë kusuret e një mjeku, ndaj nëse e keni për frikë, nuk funksionon fare me mua! Madje ne jemi besimtarë dhe frigohemi vetëm nga Krijuesi dhe nga askush tjetër!!
Mos u merrni me mua, se ka halle më të mëdha Maqedonia, se turp që tash më për këtë gjë e din edhe ambasada amerikane dhe përfaqësues të BE-së…

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *