Home / Kryesoret / ‘Shqiptari’ që lavdëron Gruevskin dhe VMRO-DPMNE-në (VIDEO)

‘Shqiptari’ që lavdëron Gruevskin dhe VMRO-DPMNE-në (VIDEO)

Ai thotë se quhet Muhamed Ahmeti dhe është shqiptar, por një përkrahës i partisë VMRO-DPMNE, për të cilën thotë se është parti ku bëjnë pjesë të gjithë qytetarët e Maqedonisë, pa dallime nacionale dhe fetare.

“Mund të them sinqerisht dhe të konstatoj se partia VMRO-DPMNE është parti multinacionale, pasi që unë si musliman jam shqiptar, dhe nëse kjo parti është një etnike, atëherë nuk do të më ftonin.

Kjo nënkupton se këtu marrin pjesë të gjithë nacionalitetet pa dallime”, theksoi Ahmeti, i cili është shpërndarë në mediat proqeveritare me rastin e 26 vjetorit të VMRO-DPMNE që udhëhiqet nga Nikolla Gruevski.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *