Home / Kryesoret / Skandal: Në testimin ekstern përdoren shprehje vulgare për organet gjenitale

Skandal: Në testimin ekstern përdoren shprehje vulgare për organet gjenitale

Në Maqedoni vazhdojnë skandalet që kanë të bëjnë me testimin ekstern shkruan Zhurnal-Maqedoni.

Në njërën prej pyetjeve që ka të bëjë me organet gjenitale të meshkujve, në pyetjen se ku prodhohen spermatozoidet në njërën nga përgjigjet e mundshme përdoret një shprehje vulgare e cila përdoret në fjalorin e përditshëm të rrugës.

Ky term askund nuk gjendet në literaturën mjekësore, përpos në komunikimin e përditshëm që është një fjalë ofenduese.

Në Agjencinë e Lajmeve Zhurnal kanë ardhur ankesa për TESTIMIN EKSTERN nga prindë shqiptar se si është e mundur që fëmijët e tyre të cilët janë nxënës tu përgjigjen pyetjeve të cilët përmbajnë fjalor vullgar.

Këto pyetje të testimit janë në shkollat e mesme të Maqedonisë.

Gjithashtu lexo

Tym, zjarr e mbeturina në komunat shqiptare, politikanët bëhen gati për fushatë,rinia pa shpresa

Partitë shqiptare në Maqedoni kanë filluar përgatitjen për fushatën e zgjedhjeve lokale të cilat pritet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *