Home / Lajme / Maqedoni / Sot duhet mbajtur seancë e re për të akuzuarit në “Lagjen e trimave”

Sot duhet mbajtur seancë e re për të akuzuarit në “Lagjen e trimave”

Një seancë e re gjyqësore kundër të akuzuarve për terrorizëm në rastin “Lagja e trimave” sot duhet mbajtur në sallën e madhe në Gjykatën e Lartë, transmeton TetovaSot.

Gjykimi paraprakisht dy herë u anulua, me 31 maj, pasi që policia gjyqësore e Gjykatës së Lartë nuk i lejoi avokatëve të akuzuarve në proces që të futen në sallë, dhe me 27 maj për shkak të sëmundjes së gjykatëses Verka Petkovska.

Gjykimi për “Lagjen e trimave” do të mbahet në sallën e madhe në Gjykatën e Lartë, pasi që në Gjykatën Themelore Shkupi 1 nuk ka kushte hapësirore dhe të sigurisë për mbajtjen e gjykimit ku ka një numër të madh të akuzuarish.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *