Home / Lajme / Maqedoni / Sot “Revolucioni i Larmë” do të jap afate për zgjidhjen e krizës

Sot “Revolucioni i Larmë” do të jap afate për zgjidhjen e krizës

Sot Revolucioni i Larmë do të nxjerr në opinion planin dhe afatet për dalje nga kriza dhe i fton qytetarët që t`i japin përkrahje dhe të dalin në protesta.

“Gjashtë qershori është një datë me rëndësi të fuqishme për të gjithë ne, datë me përkujtime. Dita kur të gjithë ne kemi kuptuar brutalitetin dhe aftësinë e pushtetit për të fshehur vrasjen e fëmijës Martin Neshkovski.

Pesë vite më vonë, kjo datë do të ketë rëndësinë ende më të madhe. Dy muaj pandërprerë protestuam për liri, drejtësi dhe barazi.

Nëpër të gjithë Maqedoninë, mijëra qytetarë në 55 ditët e fundit dolën në rrugë, ndërsa vetëm mund të supozojmë se edhe sa ka qe për shkak të presionit dhe kërcënimeve nuk mund të protestojnë.

Fitorja jonë e parë është anulimi i zgjedhjeve kriminale që duhej ndodhur këtë javë. Por, dy javë jemi duke protestuar edhe kundër abolimit të kriminelëve nga pushteti. Pikërisht ata kriminel nuk duan që të tërhiqen qetë dhe të gjykohen për krimet e tyre. Deri më tani i dhamë mjaft kohë. Ka ardhur ora që t`i japim fund kësaj krize”, reaguan nga Revolucioni i Larmë.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *