Home / Kryesoret / Talevski në burg shtëpiak, kush do e zëvendësojë atë?

Talevski në burg shtëpiak, kush do e zëvendësojë atë?

Manastir, 18 qershor – Pas masës burg shtëpiak për kryetarin e komunës së Manastirit, Vladimir Talevski është akoma e paqartë se kush do e zëvendësojë dhe drejtojë komunën, njofton Zhurnal.

Sipas ligjit për vetqeverisje lokale është e paqartë dhe nuk parashihet se cfarë do të ndodh nëse kryetari i komunës është në burg.

Ja cfarë shkruan në nenin 54:

Ndërprerja e mandatit të kryetarit të komunës:

(1) Kryetarit të komunës i mbaron mandati në fuqi sipas ligjit:
-nëse jep dorëheqje,
-nëse vdes,
-nëse është i dënuar për vepër penale dhe burgoset me mbi 6 muaj,
-nëse dalin pengesa për të ushtruar detyrën sipas ligjit për vetqeverisje lokale,
-në rast se pa arsye mungon më shumë se gjashtë muaj dhe nëse nuk është banor i komunës.

Në bazë të asaj që është e shënuar dhe nuk shkruhet se në rast të burgut shtëpiak, mund të shfrtytëzohet neni 52, transmeton Zhurnal.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *