Home / Sport / Tërbohen zviceranët: Po i shesim fanellat e Shqipërisë si sanduiçat

Tërbohen zviceranët: Po i shesim fanellat e Shqipërisë si sanduiçat

Në prag të kampionatit Europian të Futbollit, në Zvicër ka filluar shitja e bluzave të kombëtareve të ndryshme. Mediat zvicerane shkruajnë se shitje të madhe kanë uniformat e Shqipërisë, gjë që i ka bërë shitësit të mbeten të habitur.

“Artikujt e Shqipërisë po shiten shumë, njësoj si sanduiçet. Po shesim më shumë bluza të shqiptarëve se sa të zviceranëve”, tha menaxheri i një dyqani, përcjell Albeu.

Deri në këto momente, artikujt më të shitur të sportit në Zvicër, janë ato të Kombëtares Shqiptare të Futbollit. Kjo edhe për faktin se në Zvicër jeton një numër i konsiderueshëm shqiptarësh.

Shitësit shtojnë këtu se një arsye tjetër ka të bëjë me pjesëmarrjen për herë të parë të Shqipërisë në një kompeticion të tillë, ndërsa Zvicra merr pjesë pothuajse rregullisht në të gjitha kompeticionet europiane.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *