Home / Lajme / Kronika e zezë / Tetovë: “Shoferi” pa leje dhe veturë të paregjistruar godet shtyllën elektrike

Tetovë: “Shoferi” pa leje dhe veturë të paregjistruar godet shtyllën elektrike

Dje në mëngjes rreth orës 8 , në rrugën “Ilinden” në Tetovë, makina e pasagjerëve “Opel Vectra”, pa targa, i drejtuar nga M.H 21-vjeç nga fshati Sellcë (pa leje), ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një shtyllë elektrike dhe në disa pemë për zbukurim në pronësi të Komunës së Tetovës. Pas goditjes personi M.H fillimisht ka ikur nga vendi i ngjarjes dhe më pas është lajmëruar vetë, njofton SPB-Tetovë.

Në vendin e ngjarjes është bërë inspektimi nga policia, kurse dëmi material është vlerësuar në 30 mijë denarë. Më vonë janë përcaktuar edhe shkaqet e aksidentit./TetovaSot/

Gjithashtu lexo

Shpërthimi në një shtëpi në Barcelonë la një të vdekur – policia thotë se ka lidhje me sulmin me furgon!

Një shpërthim ka ndodhur të mërkurën në një shtëpi në Kataloni, si pasojë e të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *