Home / Kryesoret / Thaçi i hekurt: Duhet një goditje për vdekje për Qeverinë Gruevski

Thaçi i hekurt: Duhet një goditje për vdekje për Qeverinë Gruevski

Lideri i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi vazhdon të jetë figura më karizmatike në mesin e shqiptarëev të Maqedonisë. Ai është i lindur në vitin 1965 në Tetovë dhe nga vitet 1991-92 që nga pavarësia e Maqedonisë, ka ndihmuar që të avancohet statusi juridiko-politik i shqiptarëve në Maqedoni .

Ai ka qenë disident i kohës dhe pushtetit kundër politikave nacionaliste maqedonase të cilët diskriminon shqiptarët dhe realizonin skenare të montuara me vrasje dhe burgosje. Ai vazhdimisht ka qenë më i zëshmi për zyrtarizmin e gjuhës shqipe, flamurin, të drejtat e shqiptarëve dhe shqiptarët të marin hisen e vetë në politikë, institucione dhe ekonomi.

Ndryshe një reportazh e Dojçe Veles tregon qëndrimet e Thaçit për zhvillimet politike në Maqedoni.

Menduh Thaçi ishte mjek përpara sesa të ishte politikan, andaj ai bën krahasime medicinale: Maqedonia është si një trup me sistem të dobët imunitar. Andaj në këtë krizë që ndodhet vendi i vogël ballkanik nevojiten dy gjera, anëtarësimi në NATO dhe tejkalimi i një konflikti të mundshëm mes shumicës sllavo-maqedonase dhe pakicës shqiptare. Doktor Thaçi ka një gjykim në vend të një diagnoze: zgjidhja e kontestit të emrit me Greqinë me ndihmën e komunitetit ndërkombëtar. Ndryshimi i kursit për kontestin e e emrit, marrëdhënieve etnike dhe integrimet perëndimore është një potencial i fuqishëm për prishjen e stabilitetit në Europën Juglindore.

Menduh Thaçi mendon se, “Maqedonia me ideologjinë e ndërtim shtetit ndodhet në shekullin e XIX-të dhe jo në XXI. Ne nuk mund ta pranojmë këtë.” Shefi i partisë të dytë më të madhe shqiptare, përjashton mundësitë radikale për federalizim ose union me Shqipërinë, megjithatë kjo shtyerje i jep terren radikalëve. Duke u ndalur te përshkrimi i funkcionimit të pozitës dhe opozitës dhe se partia shqiptare e dalë nga konflikti i 2001 sundon thuajse gjatë gjithë kohës skenën shqiptare, tregohet se defakto “shqiptarët kanë kryeqytet Tetovën, rreth 50 kilometra në perëndim të Shkupit, që tregon edhe njëherë ndarjen mes dy etnive më të mëdha të vendit.”

“Pas konfliktit për të drejtat kombëtare, tani luftojmë për zhvillimin ekonomik,” thotë Ahmeti.

Menduh Thaçi nga ana tjetër akuzon për manipulim fitoret e njëpasnjëshme të BDI-së. Në vendet urbane ndodhet para PDSH, ndërsa në fshatrat ku ka pasur luftime në 2001 nuk ka asnjë shansë. Në disa zona shqiptare ka pasur luftime që akoma nuk e dihet hapur nga kanë ardhur. Problemet mes shqiptarëve në Maqedoni tregon se kriza e Maqedonisë nuk varet vetëm nga kontesti i emrit me Greqinë, por edhe te shoqëria e brendshme e saj. Shtuar këtu edhe faktin e politikës së jashtme të dështuar që prej dhjetë vjetësh nuk bën hapa para në anëtarësimin e vendit në BE dhe mediat e lira, deficiti buxhetor dhe korrupsioni janë rritur. Në fund duke pasur parasysh gjithë këto zhvillime aspak praktike, mjeku Menduh Thaçi jep diagnozën:

“Kjo do ishte fatale, një goditje për vdekje për sistemin imunitar të vendit.”

Nga ana tjetër, Thaçi për herë të parë u bë pjesë e pushtetit në vitin 1998 kur për here të parë PDSH-ja e udhëhequr nga Arbër Xhaferi fitoi simpatinë e një numri të madh të qytetarëve shqiptarë të vendit tonë.

Menduh Thaçi është njëri ndër themeluesit e Partisë Demokratike Shqiptare e cila në platformën e vet politike e ka prioritet të lartë avancimin e çështjes shqiptare me çka qytetarët shqiptarë do të kenë peshën e vet në vendimarrje dhe do të marrin buxhetin që ju takon nga shteti.

Për herë të parë në vitin 1998 kur Menduh Thaçi u bë pjesë e qeverisë, PDSH-ja e caktoi zv.Ministrin e parë shqiptarë në polici pasi deri në atë kohë dera ishte e mbyllur për atë post për shqiptarët. Jo vetëm në polici por PDSH-ja mori edhe shumë ministri dhe institucione tjera me peshë dhe përherë të parë me politikën e Thaçit filluan të mbushen institucionet shtetërore me shqiptarë. Që nga koha kur Thaçi ishte në qeveri e deri më sot, të punësuarit flasin fjalë miradie për punën që bëri PDSH-ja e cila ishte këmbëngulëse për ti kyqur shqiptarët në institucionet shtetërore.

Të punësuarit shqiptarë që u kyqën në institucione para 15 viteve, edhe sot e kësaj dite mund të vërehen nga një pjesë e madhe e qyteteve si Tetova dhe Gostivari dhe vende të tjera të cilët që në orën 8 të mëngjesit udhëtojnë në drejtim të Shkupit duke i bllokuar të gjitha rrugët.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *