Home / Lajme / Kronika e zezë / Tronditëse: Në Studeniçan nxënësi 13 vjeçarë tenton ta dhunoj seksualisht një vajzë 10 vjeçare në shkollë

Tronditëse: Në Studeniçan nxënësi 13 vjeçarë tenton ta dhunoj seksualisht një vajzë 10 vjeçare në shkollë

Një skandal tjetër po tronditë Komunën e Studeniçanit. Kësaj rradhe ngjarja ka ndodhur në shkollën fillore “Alija Avdoviq” në Batincë.

Ngjarja ka ndodhur dje në afërsi të kësaj shkolle ku një nxënës i moshës 13 vjeçare e ka ngacmuar dhe ka tentuar që të dhunoj “seksualisht” një vajzë të re 10 vjeçare. Ky incident i rëndë ka shkaktuar një panikë të vërtetë në mesin e nxënësve dhe banorëve të fshatit Batincë dhe menjëher në vendngjarje ka ardhur policia për të hetuar këtë dhunë.

Zhurnal mëson se për momentin po mbretëron një frikë e madhe mes nxënësve të kësaj shkolle e cila drejtohet nga drejtori, Qenan Imeri. Incidentin e djeshëm për Zhurnal e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë për qytetin e Shkupit, Liza Bendevska.

“Dje rrethë orës 14:00 është denoncuar një rast i një nxënëse 10 vjeçare të shkollës “Alija Avdoviq” në fshatin Batincë. Kjo nxënëse është prekur nga nxënësi 13 vjeçar. Sektori për punë të brendshme është duke i ndërmarrë të gjitha masat për ndriçimin e këti rasti. Gjatë ditës së sotme punonjësit e policisë do të bisedojnë me të miturin (nxënësin) në prezencë të prindit ose tutorit”, ka deklaruar për Zhurnal, zëdhënësja Bendevska.

Gjithashtu lexo

Shqyrtohet mundësia për punën në dy turne të kopshteve

Qeveria e Maqedonisë është duke e shqyrtuar mundësinë për të vendosur orar në dy turne …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *