Home / Kryesoret / U realizua takimi i parë për zgjidhjen e problemit rreth Deponisë rajonale “Rusino”, në Gostivar

U realizua takimi i parë për zgjidhjen e problemit rreth Deponisë rajonale “Rusino”, në Gostivar

Premtimi i kryetarit të Komunës së Gostivarit Nevzat Bejta që ua dha banorëve të fshatrave Banjicë e Poshtme, Banjicë e Epërme dhe vendbanimeve përreth Deponisë Rusino, filloi të realizohet.

Me kërkesë të tij, përfaqësuesit e Këshillit Organizativ të Protestave, respektivisht kryetarët e Bashkësive Lokale realizuan takimin e parë me ministrin e Ambientit jetësor dhe Planifikimit Hapsinor, Bashkim Ameti për shqyrtimin e mundësive rreth tejkalimit të problemit me Deponinë rajonale “Rusino”.

Takimi u realizua në kabinetin e kryetarit të Komunës së Gostivarit Nevzat Bejta, ku i pranishëm ishte edhe ministri i Drejtësisë, Valdet Xhaferi i cili është nga fshati Banjicë.

Pas takimit i cili zgjati më se 30 minuta, banorët e lokaliteteve të lartcekura shprehen shqetësimet dhe vërejtjet e tyre, ndërkohë që ministri Ameti mori për obligim që të përgatisë informatë të detajuar dhe të njëjtën ta paraqes në Qeveri për ta vënë në rend dite për shqyrtim dhe për të kërkuar zgjidhje rreth këtij problemi.

“E informova ministrin e Ekologjisë me problemin në fjalë. Ministri ishte në vendngjarje dhe e pa se Deponia nuk i plotëson kriteret për të vazhduar me funksionim derisa nuk merren hapa për ndërtimin e fabrikës për riciklim të mbetjeve urbane. Deponia si e tillë u krijua para 11 viteve, por nuk u gjet zgjidhje afatgjate për funksionimin e saj. U pajtuam bashkë me përfaqësuesit e banorëve lokal dhe ministrin që ne nuk kemi kurrgjë kundër komunave të tjera të Pollogut, por Komuna e Gostivarit nuk ka kushte për të transferuar mbetjet komunale edhe të komunave të tjera, sepse deponia nuk i plotëson kriteret. E informuam ministrin dhe e mori për obligim që të realizon takim me kryetarin e regjionit që përfaqëson nëntë Komunat e Pollogut. E mori për obligim ta informon qeverinë për problemin me të cilin ballafaqohen banorët e Pollogut. Besoj që ministri dhe kryetarët e Komunave të rajonit të Pollogut do të bashkërendojnë dhe do të arrin deri te zgjidhja e problemit. Procesi mund të realizohet shpejt sepse nuk kërkon ndonjë mençuri. Me këtë problem janë ballafaquar edhe vendbanimet e Shteteve të Bashkimit Evropian, dhe ashtu siç e kanë zgjedhur ato, ashtu duhet ta zgjedhim edhe ne”, tha mes tjerash Bejta.

Ministri Bashkim Ameti, potencoi që vërejtjet e banorëve janë të arsyeshme, ashtu sikurse vendimi i kryetarit të Komunës së Gostivarit për ta dal në krah të banorëve të lokaliteteve përreth Deponisë “Rusino”.

“Sot, me ftesë të kryetarit të Komunës së Gostivarit dhe me iniciativë të banorëve të vendbanimeve përreth Deponisë ‘Rusino’, patëm rastin të realizojmë një takim pune. I dëgjuam kërkesat dhe hallet e banorëve. Ato i parashtruan ankesat dhe sugjerimet e tyre të cilat janë të arsyeshme për sa i takon mbrojtjes së mjedisit. Kryetari i Komunës së Gostivarit siç e dini doli në mbështetje të banorëve, dhe me iniciativë të tij mbahet ky takim. Ne si ministri jemi të interesuar që sa më shpejt të zgjidhet ky problem i cili kërkon qasje kolektive në nivel të rajonit planor. Pas këtij takimi, do të realizojmë takim edhe me kryetaren e rajonit, dhe të shohim hapat e mëtejme që duhet ti ndërmarrim. E morëm për obligim që sa më shpejt të përpilojmë informatën dhe ta dorëzojmë në qeveri. Informata do të paraqes të dhëna konkrete dhe të sakta, do të paraqiten alternativat e mundshme, dhe të njëjtat do të shqyrtohen në qeveri”, tha ministri Ameti.

Në pyetjen e gazetarëve nëse mundet që Komuna e Gostivarit ta bartë procesion e shpalljes së tenderit dhe dhënies me koncesion të Deponisë rajonale, kryetari Bejta tha se zgjidhje do të ishte që procesin ta menaxhon në nivel rajonal, por me ndryshimet e nevojshme ligjore Komuna e Gostivarit është e gatshme të merr përgjegjësi për këtë proces, me atë që rregullativa ligjore të parasheh dhe obligon që edhe Komunat e tjera të rajonit të Pollogut ti deponojnë mbeturinat urbane në këtë Deponi.

Ditë më parë, kryetari i Komunës së Gostivarit doli në vendngjarje dhe takoi protestuesit. U dha mbështetje kërkesave të tyre dhe u zotua që do të ndërmerr gjithçka që është nën kompetencat e tij rreth zgjidhjes së problemit me funksionimin e Deponisë “Rusino”.

U gjet gjuhë e përbashkët që deri në tejkalimin e situatës Komuna e Gostivarit të lejohet të deponon mbetjet urbane, kurse për Komunat e tjera të vlen ndalesa e vënë nga ana e protestuesve që të mos bartin mbeturinat komunale në këtë Depon

Gjithashtu lexo

Mot me diell me erë të dobët deri në mesatare

Moti sot në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë me erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *