Home / Kryesoret / Vajgël: Maqedonia t`i zgjidh vet problemet, të mos pres intervenime nga jashtë

Vajgël: Maqedonia t`i zgjidh vet problemet, të mos pres intervenime nga jashtë

Raportuesi për Republikën e Maqedonisë nga Parlamenti Evropian, Ivo Vajgël,sot pas takimit me liderin e VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, në një deklaratë për medie theksoi se në Maqedoni duhet vazhduar me proceset demokratike dhe të plotësohet qëllimi kryesor, ndërsa kjo është mbajtja e zgjedhjeve parlamentar.

Vajgël e ka përshëndetur vendimin e Gruevskit për vizitën dy ditore në Bruksel dhe theksoi se është mirë që të gjithë në BE të njoftohen me ngjarjet në Maqedoni, por porositi që të gjitha problemet vendi t`i zgjidh vet e të mos pret intervenimin nga jashtë.

“ Mendoj se është shumë me rëndësi që të realizohet dialogu midis jush si Parlament Evropian dhe politikan nga Maqedonia, pa dallim ndaj asaj se çfarë funksioni kanë ato për momentin. Unë e vlerësoj iniciativën e Gruevskit që të vije këtu bashkë me bashkëpunëtorët e tij. Kemi pasur shkëmbim të mirë të mendimeve dhe mendoj se nga dy palët ka nevojë që të vazhdohet me proceset demokratike në drejtimin e zgjedhjeve që duhet nënkuptuar të jetë qëllimi kryesor dhe mendoj se politikanët maqedonas duhet që të vendosin që ta ndërmarrin fatin e vendit të tyre në duart e tyre dhe të mos presin intervenimin nga jashtë”, deklaroi Vajgël.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *