Home / Kryesoret / Vazhdon debati për bazën e propozimit për impiçmentin e presidentit Ivanov

Vazhdon debati për bazën e propozimit për impiçmentin e presidentit Ivanov

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot përsëri duhet të takohet Komisioni për vlerësimin e bazës së Propozimit për ngritjen e procedurës për përcaktimin e përgjegjësisë së presidentit, Gjorge Ivanov për shkak të vendimit të tij për abolim.

Komisioni duhet ta vazhdojë debatin për propozimin për impiçment të presidentit, i shtruar nga deputetët e opozitës.

Debati filloi dje, ndërsa Komisioni ka afat deri të hënën të përgatisë raport final të cilin më pas duhet ta elaborojë në seancë plenare në Kuvend.

Deputetët e opozitës në debatin e djeshëm kuvendor vlerësuan se me aksionet për abolim Ivanov e ka thelluar krizën politike, e ka keqpëdorur funksionin dhe ka shkelur disa dispozita nga Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë. Sipas tyre, presidenti nuk ka pasur bazë juridike të sjellë abolim pa u zbatuar procedurë paraprakisht.

Anëtarët e Komisionit të VMRO-DPMNE-së, vlerësojnë se kërkesa e opozitës për impiçmentin e Ivanov është e paqëndrueshme dhe qëllimi i tij është të goditetet mbi institutionin president. Sipas tyre, vendimi i presidentit Ivanov është kushtetues dhe i përmbajtur.

Deputetët e pozitës e vlerësuan si të pabazë edhe kërkesën e kolegëve të tyre të opozitës që presidenti Ivanov të thirret të marrë pjesë në seancë.

Komisioni për impiçment i Ivanovit ka 11 anëtarë, ndërsa kryetar i saj është deputeti i VMRO-DPMNE-së, Zoran Ilioski, nga grupi i deputetëve ka edhe pesë anëtarë. Nga dy anëtarë janë nga BDI-ja dhe LSDM-ja, ndërsa një anëtar është i PDSH-së.

Opozita e inicoi procedurën për impiçment më 13 prill, një ditë pas vendimit të presidentit Ivanov për faljen e 56 personave. Më 27 maj ai e tërhoqi abilimin, për, siç theksoi, 22 persona të eksponuar politik. Ivanov i udhëzoi 34 personat e tjerë të cilët nuk dëshirojnë të falen, të parashtrojnë kërkesë për anulim të vendimeve që kanë të bëjnë me ta

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *