Home / Kryesoret / Vazhdon revolti i Plenumit Studentor edhe pas emërimit të rektorit të ri të UKM-së

Vazhdon revolti i Plenumit Studentor edhe pas emërimit të rektorit të ri të UKM-së

Pas emërimit së rektorit të ri të Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” (UKM), Nikolla Jankullovski ,  revolti dhe pakënaqësia e Plenumit Studentor vazhdon, sepse sipas tyre rektori është zgjedhur me vota nga studentë jo-legjitim, duke aluduar nga 10 studentët e Parlamentit Studentor që sipas Plenumit u ka kaluar mandati që 2 vjet, ndërkaq të njëjtët kanë drejtë vote në Senatin e Universitetit.

Ata kërkojnë të formohet komision i përkohshëm i përbërë prej 2 profesorëve nga Senati i Universitetit, 2 profesorë nga Parlamenti i Studentëve dhe 2 studentë nga Plenumi Studentor që do të punojnë në ndryshimin e  Statutit të Universitetit, dhe të bëjë ndryshime të organizimit studentor. Ata gjithashtu kërkojnë, dhe ndryshime në rregulloren për zgjedhje që Universiteti është i legjitimuar t’i mbajë.

Plenumi Studentor, ka paralajmëruar se do të vazhdojnë me një iniciativë tjetër të re, atë të ngritjes se padive personale. Gjithashtu do të ndërmarrin dhe masa të tjera, rreth siç thonë ata, punës ilegale të rektoratit të UKM-së.

Dje edhe pse 4 përfaqësues të Plenumit Studentor ishin prezent në seancën ku u zgjodh rektori i ri, kërkesat e tyre nuk u morën parasysh, ndërkaq më pas të njëjtët e braktisën seancën pasi që ua ndaluan mikrofonat.

Studentët e Plenumit problem paraprakisht kanë pasur edhe me Komisionin për verifikimin e mandateve të studentëve, ku anëtarët e këtij komisioni, i kanë fyer fjalët,” bashkëshoqërues të shitur e të paguar” dhe “sorosoidë”.

Aleksandra Zhivkova nga Plenumi, në lidhje me vendimin e Komisionit, i cili i legjitimoi për të votuar anëtarët e Parlamentit Studentor, tha se nuk e pritën këtë vendim, sipas tyre, të çmendur.

“Jemi të zhgënjyer, nuk do ndalemi do t’i ndërmarrim të gjitha masat e duhura, do t’i shqyrtojmë të gjitha mundësitë juridike, deri në arritjen e qëllimit”, tha Zhivkova.

Përndryshe, seanca e djeshme për zgjedhjen e rektorit të ri filloi me vonesë prej 3 orëve, pasi që Plenumi Studentor kishte bllokuar hyrjen e Rektoratit të UKM-së dhe nuk lejonte që të hyjnë profesorët dhe të fillojë seanca./Portalb

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *