Home / Kryesoret / Vazhdon seanca e 103-të kuvendore

Vazhdon seanca e 103-të kuvendore

 Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot do ta mbajë vazhdimin e dytë të seancës së 103-të, në të cilën mes pikave tjera është edhe interpelanca për punën e kryetares së Komisionit për shkencë dhe sport, Olga Najdenovska, të parashtruar nga deputetët e opozitës.

Siç u paralajmërua, deputetët do të diskutojnë edhe për Propozim-ligjin për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për Infrastrukturë kombëtare të të dhënave hapësinore të Republikës së Maqedonisë, sipas procedurës së shkurtuar.

Në rend të ditës janë edhe propozim-ligjet për ndryshime të Ligjit për sport, të Ligjit për mbrojtje dhe shpëtim, të Ligjit për polici dhe të Ligjit për shitje dhe dhënie me qira të ndërtesave afariste dhe hapësirave afariste të Republikës së Maqedonisë, të gjitha me procedurë të shkurtuar.

Deputetët do t’i shqyrtojnë edhe raportet vjetore për punën e Komisionit për mbrojtje të së drejtës për qasje të lirë deri te informatat me karakter publik për vitin 2015, të avokatit të popullit për shkallën e sigurisë, respektimit, përparimit dhe mbrojtjes së lirive dhe të drejtave në vitin 2015 dhe Raporti vjetor për punën e Radiotelevizionit të Maqedonisë për vitin 2015.

Gjithashtu lexo

Specialja mbetet me një prokuror më pak!? (Video)

Prokuroria Speciale mund të mbetet edhe me një prokuror më pak. Sipas burimeve jo zyrtare, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *