Home / Kryesoret / Vdekje e tmerrshme në Tetovë, humb jetën një fëmijë 7 vjeçar

Vdekje e tmerrshme në Tetovë, humb jetën një fëmijë 7 vjeçar

Fëmija shtatë vjeçar nga fshati Vratnicë e Tetovës ka humbur jetën, pasi mbi të ka ra dera metalike e gardhit, ka theksuar zëdhënësi i policisë së Tetovës, Marjan Josifovski.
Sipas informatave paraprake, rasti në polici është denoncuar nga punonjësit në spitalin klinik të Tetovës, ku në ora 19 e 45 minuta u sollë trupi i pajetë i fëmijës shtatë-vjeçar.

Sipas informatave nga spitali mjeku në detyrë vetëm se ka konstatuar vdekjen e fëmijës dhe tek i cili janë vërejtur gjakderdhje e madhe në kokë.
Raportet paraprake dhe jozyrtare thonë se fëmija ka fituar dëmtime në kokë, teksa ishte duke luajtur me një tjetër vajzë në derën metalike të gardhit në afërsi të një dyqani në Vratnicë.

Në një moment dera deri më tani arsye të panjohura ka ra mbi fëmijën. Vajza menjëherë thirri dy njerëz nga dyqani, të cilët e nxorrën fëmijën i cili kishte lëndime të rënda në kokë, dhe me automjetin e tyre nxituan për në Tetovë, por fatkeqësisht gjatë rrugës fëmija kishte vdekur.
Ekipet e policisë kanë dalë në vendngjarje për të hetuar rastin dhe gjithçka që lidhet me tragjedinë.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *