Home / Kryesoret / Vendi i tretë, ja si kualifikohet Shqipëria

Vendi i tretë, ja si kualifikohet Shqipëria

Franca është skuadra e parë në Kampionatin Europian e cila me fitoren e djeshme ndaj Shqipërisë siguroi kualifikimin për në fazën tjetër.

Në Grupin A, Zvicra provizorisht renditet e dyta e cila në ndeshjen e fundit pritet të kualifikohet për fazën tjetër, shkruan Syri.net.

Por këtë edicion nuk futen vetëm 2 vendet e para pasi është një format krejt tjetër duke i dhënë mundësi edhe 4 ekipeve më të mira të cilat do të renditen në vendin e tretë.

Në ndeshjen kundër Rumanisë e cila do të zhvillohet ditën e diel duhet patjetër të fitojmë dhe të marrim 3 pikë në mënyrë që të sigurojmë vendin e tretë.

Në rast fitoreje ndaj Rumanisë duhet të kombinohet me shpresën që kombëtaret e tjera të cilësuar si të ‘treta’ të marrin sa më pak pikë.

Me shumë mundësi nëse arrijmë të fitojmë ndaj Rumanisë jemi me një këmbë në fazën tjetër të këtij kompeticioni.

Gjithashtu lexo

Policia me apel ndaj lokaleve të natës – (VIDEO)

Muajt e verës janë karakteristike kur në  shumë lokale hotelerike frekuentohen gjatë orëve të natës, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *