Home / Kryesoret / Vjedhje në Xhaminë e Larme në Tetovë, vidhen parat nga donacionet e besimatarëve

Vjedhje në Xhaminë e Larme në Tetovë, vidhen parat nga donacionet e besimatarëve

49 -vjeçari nga Tetova, Kryetar i Bordit të Xhamisë së Larme në Tetovë, dje ka raportuar se nga disa persona të panjohur rreth orës 3 e 45 minuta kanë kryer vjedhjen e disa te hollave nga ky objekt, njofton SPB-Tetovë.

Pas hapjes me forcë kutinë prej druri që është e vendosur në murin përballë xhamisë për donacione nga besimtarët, grabitësit kanë marr rreth 9.000 denarë, dhe pastaj pa u vënë re nga askush kanë ikur nga vendi i ngjarjes.

Janë ndërmarrë masat dhe aktivitetet për të sqaruar rastin dhe për kapjen e grabitësve. Departamenti i Punëve të Brendshme në Tetovë tashmë ka njohuri fillestare se kush janë të përfshirë në këtë vjedhje.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *