Home / Kryesoret / VMRO – DPMNE paralajmëron reforma, LSDM: Nuk mund të ketë reforma me Gruevskin

VMRO – DPMNE paralajmëron reforma, LSDM: Nuk mund të ketë reforma me Gruevskin

“Në shumë fusha, duke u nisur nga gjyqësori, mediat, administrata, sigurimi, institucionet me të gjitha kapacitetet punojnë që t’i arrijnë hapat e pare, draftet dhe gjithçka që është e nevojshme që të fillojë një proces i plotësimit të kërkesave të raportit të Bashkimit Evropian ose siç njihet Raporti i Pribesë”, kështu është shprehur lideri i VMRO – DPMNE-së, Nikolla Gruevski duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve.

Ai ka theksuar se do të kyçen të gjithë ata që mundet dhe duhet të involvohen në shqyrtimin e këtyre projekteve.

“Do të ketë proces të përfshirjes edhe të opozitës, nëse ajo do, që të mundet të jetë e kyçur që ta jep mendimin e saj, të ketë dialog, debat. Institucionet janë në fazë të thelluar të përgatitjes së shumë ndryshimeve ligjore, vendimeve, masave, hapave të cilat duhet të bëhen”, përfundoi Gruevski.

Menjëherë pas deklaratës së Greuvskit, ka reaguar LSDM-ja opozitare, e cila vlerëson se reforma me Nikolla Gruevskin, i cili sipas tyre, është kreator i krizës shtetërore dhe ekonomike, nuk është e mundur.

“Institucionet shtetërore më nuk funksionojnë. Maqedonia nuk ka president, nuk ka Kuvend të vërtetë demokratik, nuk ka Gjykatë Kushtetuese, gjithçka është vetëm parti dhe gjithçka funksionon për mbrojtjen e kriminalitetit të Nikolla Gruevskit. Për atë institucionet e pavarura të cilat me të vërtetë luftojnë kundër krimit dhe korrupsionit, siç është Prokuroria Speciale, janë nën trysni dhe obstruksione të vazhdueshme nga ana e pushtetit kriminel. Zgjidhje e vetme e krizës politike është që shfuqizohet plotësisht falja dhe të zbatohen zgjedhje të rregullta, fer, demokratike dhe kredibile”,kanë reaguar nga LSDM.

Sipas tyre, Gruevski ikë nga zgjedhjet e lira, fer dhe demokratike sepse shpreson të ikë nga drejtësia dhe ta shpëtojë lëkurën e tij.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *