Home / Sport / Xherdan Shaqiri befason: Zvicra fiton ‘Euro 2016’

Xherdan Shaqiri befason: Zvicra fiton ‘Euro 2016’

Lojtari kryesor i Zvicrës, Xherdan Shaqiri beson se kombëtarja e tij mund të befasojë të gjithë duke fituar Kampionatin Europian.

Në një intervistë për ‘Goal’, Shaqiri ka theksuar se kombëtarja e Zvicrës ka elementë shumë cilësorë dhe mund të përsëritë suksesin e dikurshëm të Greqisë (2004) apo Danimarkës (1992).

“Unë mendoj se Zvicera mund të shkojë edhe më shumë sesa njerëz mendojnë. Dy ekipet të vogla kanë fituar më parë Euron, Greqia në vitin 2004 dhe Danimarka para kësaj. Unë nuk jam duke thënë se ne do të fitojmë, por unë mendoj se ne do të shkojmë larg. Është një grup i vështirë me Francën, të cilët janë favorit, por unë mendoj se do ta kalojmë grupin dhe to të shkojmë larg”, u shpreh Shaqiri.

Përfaqësuesja e Zvicrës është pjesë e Grupit A së bashku me Francën, Shqipërinë dhe Rumaninë.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *