Home / Lajme / Maqedoni / Zaev vazhdon që të kërkoje qeveri teknike

Zaev vazhdon që të kërkoje qeveri teknike

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, sot u takua me ambasadoren e Mbretërisë së Belgjikës, Anik Van Kalster, me të cilën diskutuan për krizën aktuale politike në Maqedoni dhe zgjidhjet e mundshme, transmeton TetovaSot.

Bashkërisht është konstatuar se tërheqja e tërësishme e abolimit ishte e patjetërsueshme për tentimet për sigurimin e drejtësisë së barabartë në Maqedoni, si dhe për zhbllokimin e procesit gjyqësor për gjetjen e një zgjidhje paqësore për krizën.

“Është e nevojshme që sa më shpejtë të organizohet një Qeveri sipas asaj që paralajmërohet në Marrëveshjen e Përzhinos e cila përmes afateve precize do të mund të siguroje kushtet e nevojshme për zgjedhje të lira dhe të rregullta në Maqedoni. Ata janë para vërtetimit të Listës Zgjedhore dhe raportimit objektiv në medie. Me vullnetin politik kjo gjë praktikisht është e mundshme me çka zgjedhjet mund të mbahen në vjeshtë. Qytetarëve i duhet një qeveri stabile dhe e ndershme e zgjedhur në zgjedhjet kredibile.”, deklaroi Zaev.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *