Home / Kryesoret / Zbulohet identiteti i maqedonasit që sulmoi gjykatën me “automobil bombë”

Zbulohet identiteti i maqedonasit që sulmoi gjykatën me “automobil bombë”

Gazeta “Utrinski Vesnik” ka zbuluar identitetin e 67 vjeçarit i cili të hënën bëri tentim për sulm vetëvrasës në Gjykatën e Manastirit. Bëhet fjalë për Nikolla Mirçveskin nga Manastiri, i cili me veturë të mbushur përplot me gaz natyror dhe me lëng të panjohur, ka tentuar të futet në Gjykatën e Manastirit, në shenjë hakmarrje për dënimin me 10 vite arrest nën akuzën për pedofili. Ai ka përfunduar me djegie të rënda në trup dhe është transferuar në spitalin e Shkupit. Incidenti ka ndodhur të hënën, në ditën kur është dashur të paraqitet në burg për të vuajtur dënimin prej 10 viteve e gjashtë muajve për abuzim seksual me mbesën e tij 10 vjeçare,.

Ai është dënuar nën akuzën se para tre viteve ka tentuar ta sulmojë mbesën e tij. Mirçveski deri në fund ka mohuar këtë akt, duke u kërcënuar se do të bëjë vetëvrasje në rast se dënohet. Ai ka jetuar vetëm bashkë me mbesën në shtëpinë e tij në Manastir. Prindit e vajzës kanë qenë të divorcuar, kurse nëna e saj ka shkuar për punë në Dubai, duke e lënë që të përkujdeset për të gjyshi i saj. Policia e Manastirit njoftoi se sulmi ndaj gjykatës ka ndodhur dje në orët e hershme të mëngjesit.

Gjithashtu lexo

BESA me Çupin dhe LR-PDSH me Agollin do të garojnë në Dibër

Partitë politike bashkë me degët komunale po i bëjnë përgatitjet e fundit para zgjedhjeve lokale, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *