Home / Kryesoret / 30 ditë paraburgim për vrasësin e Almirit, të dënohet me burg të përjetshëm

30 ditë paraburgim për vrasësin e Almirit, të dënohet me burg të përjetshëm

I dyshuari për vrasjen e Almirit të vogël, maqedonasi Boban Iliç gjendet në paraburgim prej 30 ditësh. Ai është i njohur për policinë pasi shumë herë ai ka shkaktuar incidente të rënda, madje është përleshur fizikisht edhe me një punjonës të policisë para dy vitesh në Kumanovë.

Ndërkoh, Boban Iliç është djalë i një funksionari të lartë të policisë së shtetit dhe ka një dosie të madhe kriminale të cilët deri më tani asnjëher nuk janë procesuar nga Gjykatat. Megjithatë në Maqedoni shprehet një revoltë e madhe nga ana e qytetarëve për shkak të vdekjes së Almirit të vogël, mirëpo për kryerësin e kësaj vepre makabre se do ta merr dënimin e merituar, premtim kanë dhënë edhe funksionarët më të lartë shqiptarë të Qeverisë. Ministri i Drejtësisë, Valdet Xhaferi ditë më parë tha se autori i këti krimi do ta merrë dënimin maksimal konform ligjit.

“Përkujtojmë faktin se aktorët e kësaj vepre makabre janë kapur dhe kundër tyre do të udhëhiqet procedurë gjyqësore për vrasje, ne jemi më se të bindur se organet e drejtësisë do ta bëjn punën e vet ashtu siç e parashikon ligji dhe ky vrasës kriminel do ta merr denimin e merituar”, deklaroi ministri Xhaferi.

Nga ana tjetër edhe zv.Ministri i Policisë, Nuhiu premtoi se autori i cili dyshohet se ka shkaktuar vdekjen e qëllimshme të Almirit të vogël do ta merrë dënimin e merituar.

“Gjithësecili u trondit nga krimi mbi familjen Aliu. Në këto çaste, kur përjetojmë ndjenjën më të madhë të dhimbsurisë për këtë fatkeqësi, vërtetë na bëjnë të themi se kur dikujt i merret e drejta për të jetuar, atëherë për njerëzimin të gjitha të drejtat tjera bëhen joreale! Tani kryerësi i krimit është në paraburgim. Ata që e shtyjnë, nxitën dhe ndihmuan shkaktimin e krimit nuk do të jenë pa ndëshkim. Mbetet që Prokuroria publike ta ushtrojë detyrimin ligjor. Ajo është e detyruar sipas detyrës zyrtare – ex-officio të bëjë rikualifikimin juridik të veprës penale dhe t’i propozojë gjykatës që i akuzuari të shpallet fajtor dhe të dënohet për veprën penale të cilën e ka konsumuar me veprimet e tij. Një gjë të tillë mund ta kërkojë edhe vetë gjykata sipas fakteve dhe provave të paraqitura para saj. Procesi nuk duhet lidhur me kualifikimin fillestar të veprës sepse në pajtim me ligjin në fuqi, aktakuza mund të ndryshohet dhe të zgjerohet. Si juristë, vlerësojë se për këtë vepër, ndëshkimi duhet të përfshijë edhe personat që kanë pasur influencë mbi një apo më shumë detaje të veprimit kriminal të ndërmarrë, duke përfshirë edhe lidhjet me planin dhe veprimet për kryerjen e aktit “të çmendur”. Në këtë kontekst, aktakuza duhet të përfshijë veprimet ex ante dhe ato ex post të kryerësit të krimit të cilat kanë ndikuar apo synuar pasojën e shkaktuar kriminale. Ky krim duhet të cilësohet si krim i kryer në bashkëpunim, pavarësisht rolit që kanë ushtruar personat e tjerë në shkaktimin e veprës së shëmtuar, përfshirë jo vetëm veprimet por edhe mosveprimet e tyre për ta parandaluar apo flakur veprimin kriminal të kriminelit konkret. Përcaktimi i këtyre çështjeve i takon procedurës provuese në gjykimin penal. Në procesin penal, ky krim duhet të ketë edhe një trajtim të veçantë. Ai duket se është krim nga urrejtja. Ekzistenca e faktit të urrejtjes si një motiv i krimit nuk do të thotë që të manifestohet nëpërmjet karakteristikave objektive të veprimit kriminal, por ajo mund të provohet gjatë procesit gjyqësor penal me anë të provave dhe indicijeve. Sistemi penal juridik i Maqedonisë duhet të pranojë dhe inkorporojë me përkushtimin më të madh konceptin e posaçëm të krimit nga urrejtja sepse këto vepra penale akoma në Republikën e Maqedonisë nuk kanë kualifikim adekuat formal juridik. Gjyqtarët, gjithsesi, nuk duhet ta lënë anash konceptin e krimit nga urrejtja në rastin konkret! Tragjedia me rastin e Almirit nuk duhet të ndodhë kurrë më! Vetëm gjykimi i drejtë dhe meritor do të bëjë që të senzibilizohemi dhe të parandalohet krimi nga urrejtja. Të gjitha organet dhe institucionet e sistemit të reformohen thelbësisht dhe mentalisht që të mos tronditemi sërish!”, ka deklaruar zv.Ministri i Policisë, Agim Nuhiu

Ndërkoh, ditën e shtunë Almiri vogël u përcoll për në banesën e tij të fundit për shkak të plagave që kishte marrë disa ditë më parë nga vozitësi Boban Iliç i cili e kishte goditur me veturë në afërsi të Spitalit të Kumanovës

Ndryshe, të dyshuarit i jepet 30 ditë paraburgim nga Gjykata e Kumanovës, i cili akuzohet për veprën penale vrasje me paramendim, neni 123 paragrafi 2 nga Kodi penal, ku parashihet, vuajtje e dënimit me burg te përjetshëm

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *