Home / Lajme / Kronika e zezë / Aksident i rëndë në afrësi të Kërçovës

Aksident i rëndë në afrësi të Kërçovës

Një aksident i rëndë ka ndodhur në afërsi të Kërçovës në vendin e quajtur “Strazhë”. Bilanci i këti aksidenti është një person i lënduar rëndë, dhe katër të tjerë kanë marrur lëndime të lehta trupore.

Të lënduarit janë dërguar në spitalin e Kërçovës, ndërsa njëri me lëndime më të rrënda do të dërgohet në Qendrën Emergjente në Shkup. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 9 e 30 minuta, kur automjetet nga arsye të panjohura janë ndeshur në rrugën Shkup-Ohër.

Mercedesi është me targa italiane, ndërsa Golfi me targa të Shkupit. Për shkak të hetimit, dy orë qarkullimi ka qenë I ndërprerë në të dy drejtimet.

Gjithashtu lexo

Nga shtatori çerdhet me dy ndërrime, ja oraret

Nga shtatori çerdhet do të fillojnë të punojnë me dy ndërrime. Kështu njoftoi sot ministra …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *