Home / Kryesoret / Aksioni policorë në Gazi Babë dhe Tetovë, arrestohen 4 Shqiptarë

Aksioni policorë në Gazi Babë dhe Tetovë, arrestohen 4 Shqiptarë

Aksioni policor që është zhvilluar në lagjen e Gazi Babës sipas portalit të afërt më VMRO-DPMNE-në “Kurir” është vazhdimësi e aksionit “Qelia”, për kapjen e personave të dyshuar për pjesëmarrje në luftërat jashtë shtetit. Sipas portalit janë kryer shtatë bastisje, prej të cilëve gjashtë në Shkup dhe një në Tetovë. Gjatë bastisjes janë ndaluar katër persona edhe atë: B.G., F.I, E.I nga Shkupi dhe M.M nga Tetova. Tre persona nuk janë të kapshëm, ndërsa për dy prej tyre S.R nga Shkupi dhe S.I nga Kumanova, ka të dhëna se nuk janë në Shkup dhe se gjenden në Siri.

Për personin B.S nga Haraçina ekzistojnë të dhëna operative se gjendet në territorin e qytetit të Shkupit.

Nga bastisjet e realizuara janë konfiskuar kompjuterë, telefona celularë, USB, CD dhe dokumentacione tjera.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *