Home / Kryesoret / Bejli: Jemi duke punuar që t’i ndihmojmë Maqedonisë

Bejli: Jemi duke punuar që t’i ndihmojmë Maqedonisë

Jemi duke punuar që t’i ndihmojnë Maqedonisë të shkojë përpara drejt anëtarësimit në NATO dhe BE dhe ta tejkalojë krizën politike, porositi mbrëmë në shënimin e Ditës së pavarësisë së SHBA-së, ambasadori amerikan, Xhes Bejli.

“Jemi duke punuar që t’i ndihmojmë Maqedonisë të shkojë përpara drejt anëtarësimi në NATO dhe BE. Kjo do të thotë se është duke u punuar për krizën politike të Maqedonisë, për përforcimin e qeverisjes të së drejtës dhe institucioneve demokratike siç është theksuar në Marrëveshjen e Përzhinos. Këto angazhime kanë dominuar pas lajmeve, por ne gjithashtu e dimë se Maqedonia është shumë më shumë se ajo që shkruhet në titujt e lajmeve. Maqedonia është populli i saj, trashëgimia e saj, bukuritë e saj natyrore të Malit Sharr deri në Liqenin e Dojranit, nga Liqeni i Ohrit dhe i Prespës deri në Osogovë. Që ta njoftojmë dhe kuptojmë Maqedoninë, duhet ngritur shikimin prej preokupimeve tona ditore dhe ta çmojmë këtë bukuri që na rrethon. Unë jam i bekuar që mund ta bëjë këtë prej këtu, çdo ditë”, theksoi Bejli.

Në shënimin me rastin e 240-vjetorit të pavarësisë së Amerikës, në të cilën morën pjesë i gjithë kreu shtetëror, ministra në qeveri, përfaqësues të institucioneve, të Sektorit joqeveritar, të bahskësive fetare, kori diplomatik, ambasadori Bejli e theksoi edhe nevojën për vizion në tejkalimin e krizave vijuese.

“Abraham Linkoln ka thënë “mënyra më e mirë që të parashihet e ardhmja, është ajo të krijohet”. Derisa ballafaqohemi me konfliktet dhe sfidat e ditëve të sotme, duhet të mundohemi që t’i zgjidhim me qëllim që gjeneratat e ardhshme të mund të krenohen me vendimet tona dhe të mund t’i përkujtojnë ato në vende ku kemi bërë zgjedhje të mira në momente të vërteta”, tha Bejli.

Këtë vit ambasadori Bejli theks në fjalim vendosi në shënimin e 100-vjetorit të Shërbimit të parqeve nacionale në SHBA.

Shënimi në mënyrë tradicionale përfundoi me fishekzjarre spektakolare.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *