Home / Kryesoret / Bejli: Pretendimet se SHBA-ja e destabilizon Maqedoninë, absurde

Bejli: Pretendimet se SHBA-ja e destabilizon Maqedoninë, absurde

Ambasadori i SHBA-ve në Shkup, Xhes Bejli, i ka quajtur absurde pohimet se gjoja SHBA-të përzihen në çështjet e brendshme të Maqedonisë.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Bejli shkruan se ambasada amerikane në Shkup, në të gjitha teoritë për gjoja komplot, të publikuara në disa media, sheh absurditetin e pretendimeve të tilla. Ai thotë se SHBA-të, po i japin ndihmë të madhe financiare Maqedonisë, duke mbështetur sundimin e së drejtës, ndërsa rëndësi të veçant po i japin Prokurorisë speciale, por edhe tërë sistemit të drejtësisë.

“Ky angazhim është reflektim i përkushtimit tonë të thëllë për sundimin e së drejtës që t’i ndihmojmë njerëzve në Maqedoni në zgjidhjen e krizës aktuale politike, për zhvillimin e institucioneve të fuqishme demokratike dhe ecjes para drejt BE-së dhe NATO-së. Ky përkushtim mbetet i fuqishëm”, ka shkruar Ambasadori i SHBA-së në Shkup, Xhes Bejli.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *