Home / Kryesoret / Boshkovski: Shqiptar të pafajshëm qëndroj në burgun e Idrizovës

Boshkovski: Shqiptar të pafajshëm qëndroj në burgun e Idrizovës

Ish ministri i policisë, Lube Boshkoski, në një konferencë për shtyp theksoi se gjysma e të burgosurve në burgjet e Maqedonisë aty gjenden pa faj.

“Sidomos sot dua të flas për ato njerëz që kanë ngel në Idrizovë dhe burgjet tjera në shtet për të cilët garantoj se 50 % prej tyre janë të dënuar pa dëshmi. Gjatë këtyre ditëve po angazhohem për një mik nga Kosova, me të cilin kaluam bashkë 5 vite, zotëri Florim Maloku, i cili 8 vite është në burg për një vepër e cila nuk është dëshmuar. Sot dua të apeloj për kushtet në burg, t`i ndihmojmë drejtorive të burgut, drejtorëve të burgut në shtet për kushtet e pavolitshme për jetesë ku gjenden të burgosurit në të gjitha burgjet e Maqedonisë”, deklaroi Boshkovski.

Ai theksoi se i tërë kredibiliteti i tij politik është i drejtuar në përmirësimin e kushteve në burgje, ndërsa para së gjithash të revidohen të gjitha procedurat e të burgosurve të cilët padrejtësisht gjendet në burg.

“Unë ju garantoj se atje ka edhe persona të dënuar me burg të përjetshëm për të cilët nuk është dëshmuar vepra. Ky është një problem serioz me të cilin po përballet Maqedonia, problem të cilin pres që të zgjidhet dhe kuptohet seriozisht, ndërsa për rastin tim të tjerët po flasin”, deklaroi Boshkoski.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *