Home / Kryesoret / Delegacion i Maqedonisë në Samitin e NATO-s në Varshavë

Delegacion i Maqedonisë në Samitin e NATO-s në Varshavë

Delegacioni i udhëhequr nga zëvendëkryetari i Qeverisë dhe ministër i Punëve të Jashtme Nikolla Poposki, në përbërjen e të cilit është edhe ministri i Mbrojtjes Zoran Jolevski, merr pjesë në Samitin e NATO-s që sot dhe nesër do të mbahet në Varshevë.

Ministri Poposki është paraparë të mbajë fjalim në takimin e shefave të vendeve dhe qeverive kushtuar Afganistanit, ndërsa gjatë kohës së Samitit pritet të realizojë edhe disa takime bilaterale.

Ministri i Mbrojtjes do të mbajë fjalim në Takimin e ministrave të mbrojtjes për platformën dhe interoperabilitetin, ndërsa është planifikuar edhe të realizojë disa takime bilaterale me ministrat e mbrojtjes të vendeve anëtare në Aleancë.

Më 1 korrik Kabineti i presidentit të Republikës së Maqedonisë Gjorgje Ivanov informoi se ai nuk do të marrë pjesë në Samitin e NATO-s për shkak të injorimit të së drejtës ndërkombëtare, vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, aspektet gjeopolitike dhe sfidat e sigurisë në rajon.

Derisa nuk merren parasysh këto fakte, theksuan nga Kabineti, presidenti Ivanov nuk do të marrë pjesë në samitet e NATO-s, ndërsa Republika e Maqedonisë do të prezantohet në nivel të ministrave të mbrojtjes dhe të punëve të jashtme, praktikë e vendosur që nga samiti në Kardif në vitin 2014.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *