Home / Kryesoret / Ekskluzive: Polici maqedonas pranon në gjykatë se Mirsadi është arrestuar i gjallë

Ekskluzive: Polici maqedonas pranon në gjykatë se Mirsadi është arrestuar i gjallë

Rryma elektrike nuk ka qenë shkaku i vërtetë për ndërprerjen e senacës së djeshme gjyqësore për “Grupin e Kumanovës”, mëson ekskluzivisht Gazeta Lajm nga burime të afërta me mbrojtjen e të akuzuarëve. Edhe pse zyrtarisht rryma dhe defektet teknike u përmendën si shkak për ndërprerje, burimet tona thonë se shkaku i vërtetë ka qenë dëshmia e një polici pjesëmarrës në aksionin te “Lagja e Trimave”, i cili para gjykatës ka dhënë një dëshmi tronditëse. Ai ka pranuar para gjykatës se Mirsad Ndrecaj është arrestuar i gjallë prej policisë.

“Gjatë marrjes së kryqëzuar në pyetje, njëri prej avokatëve i bëri dëshmitarit të mbrojtur një pyetje me ‘sherr’. Avokati e pyeti policin se a e ka arrestuar ai Mirsad Ndrecajn, apo kolegu i tij, polici u përgjigje se Mirsadin e ka arrestuar një kolegë i tij. Kjo shkaktoi tollovi në gjykatë, reagoi trupi gjykues, duke kërkuar që të ndërpritet seanca dhe të fshihet dëshmia e policit”, thonë burimet e gazetës “Lajm”.

Sipas tyre, kjo dëshmi e policit (dëshmitar i mbrojtur), konfirmon dyshimet që ekzistonin në opinion që nga 10 maji.

“Dal ngadalë po del në shesh e vërteta se Mirsad Ndrcaj, por ndoshta edhe ndonjë pjesëtar tjetër i Grupit të Kumanovës është likudiar pasi është arrestuar”, thonë burimet e Gazetës Lajm.

Gazeta Lajm kontaktoi edhe me avokatët mbrojtës të pjesëtarëve të Grupit të Kumanovës, mirëpo ata zyrtarisht as nuk e konfirmuan e as e demantuan informacionin tonë. Marrim vesh se ditët në vijim ata do të dalin dhe do të flasin publikisht për shkaqet e vërteta për ndërprerjen e seancës së ditës së premte gjyqësore.

Ndryshe dëshmia e policit (dëshmitar i mbrojtur), përputhet edhe me audio-dëshminë e Sulejman Osmanit i cili në një bisedë të incizuar me Xhezair Shaqirin, ka thënë se me sytë e tij ka pa duke u arrestuar të gjallë Mirsad Ndrecaj dhe Beg Rizaj. Sulejman Osmani në këtë dëshmi mes tjerash ka thënë se përmes një bisede telefonike, pjesëtarët e Grupit të Kuanovës kanë marrë garanci nga kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, se nëse dorëzohen, nuk do të arrestohen prej policisë, por se do të pranohen nga ekipe të OSBE-së por se janë tradhtuar, duke rënë në dorë të policisë maqedonase.

Miëpo kjo dëshmi e policit, tani i jep një dimension të ri dhe shumë më të bazuar  akuzave për “Tradhtinë e madhe në Kumanovë”, si dhe jep një profil më të qartë të atyre që kanë tradhtuar.

Ndryshe, zyrtarisht seanca u ndërpre për shkak të problemeve me korrentin në Gjykatë,. Deri në ndërprerjen e seancës kishte dëshmuar vetëm një dëshmitar i mbrojtur. Pala mbrojtëse beson se në pesë seancat e ardhshme pritet të përfundojnë të gjithë dëshmitarët e mbrojtur. Avokatët thanë se sot asnjëri nga pjesëtarët e grupit të Kumanovës nuk është ankuar për keqtrajtim nga ana e policisë. Për keqtrajtimin e deritanishëm të pjesëtarëve të grupit të Kumanovës kanë reaguar edhe nga Komiteti i Helsinkit. “Ne menjëherë kërkuam t’i vizitojmë këta të paraburgosur, për të cilët kishte pohime se kishin qenë të lënduar, madje lëndime serioze si p.sh: thyerje e nofullës , njolla nëpër trup e të ngjashme. Kërkuam leje për vizitë në burg, në kushte normale Gjyqi çdo herë na ka lejuar t’i vizitojmë të burgosurit , por në këtë rast nuk na u lejua një gjë e tillë. Me këtë nuk mundëm të vërtetojmë se çfarë ka ndodhur në të vërtetë , por duke i lexuar raportet e Avokatit të popullit , ne mendojmë se ka pasur sulme ndaj atyre njerëzve”, deklaroi Voislav Stojanovski, Komiteti i Helsinkit. Deri tani më të keqtrajtuar nga ana e policisë, sipas avokatëve kanë qenë Andi Krasniqi, i njohur si komandant Malisheva, Demë Shehu e Ekrem Arifi. Për keqtrajtimin e pjesëtarëve të grupit të Kumanovës së fundmi u përplasën ministri i brendshëm Çavkov i cili hodhi poshtë pohimet e avokatëve dhe zëvendësi i tij Agim Nihiu i cili pohonte të kundërtën. Seanca e radhës për Kumanovën mbahet më 28 korrik.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *