Home / Kryesoret / Elbasan Munishi publikon baladën “Puthja e Engjujve” – (VIDEO)

Elbasan Munishi publikon baladën “Puthja e Engjujve” – (VIDEO)

Këngëtari i mirënjohur tetovar Elbasan Munishi pas një sërë projektesh të suksesshme muzikore, së fundi ka publikuar edhe projektin e tij më të fundit baladën “Puthja e Engjujve”.

Tekstin e baladës që i kushtohet “Dashurisë”, e ka shkruar Persa Miha, për muziken është përkujdesur Mevlan Osmani kurse orkestrimi është realizuar në Alb Sound. Projekti më i fundit i këngëtarit Elbasan Munishi është shoqëruar edhe me një videoklip i cili është realizuar në mënyrën më profesionale nga FrameProduction në bashkëpunim me Televizionin Koha Tetovë. Kenga duket qartë se do të ketë një sukses të madh pasiqë është realizuar profesionalisht në të gjitha elementet përbërëse të sajë që nga teksti, muzika, orkestrimi, interpretimi dhe videoklipi.

Ndryshe Elbasan Munishi tanimë disa vite eshte pjese e skenës se muzikes popullore me nje karierë dhe bashkëpunime te suksesshme në sferën e muzikës, per publikun shqiptar ndër vite ka sjellë një repertoar të pasur me këngë popullore dhe patriotike shqiptare si kënga “Dajallarët”, “Tradhtare S’të desha”, “Në parajsë” “Flamuri i Lirisë, dhe së fundi edhe baladën “Puthja e Engjujve. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Aksidentohen dy autobusë dhe dy makina, 15 të lënduar në Strumicë

15 persona janë lënduar dje në një aksident rrugor në rrugën lokale në fshatin Bansko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *