Home / Lajme / Botë / Erdogani uron Bajramin edhe në shqip

Erdogani uron Bajramin edhe në shqip

“Urime Ramazan Bajrami për gjithë botën Islame dhe kombin tonë. Uroj që ky Bajram të gjithë njerëzimit t’i sjellë paqë, qetësi dhe dashuri”. Do të tingëllonte mjaft i zakonshëm ky urim nëse do të ishte bërë nga një shqiptar. Por në fakt është mjaft i veçantë pasi vjen nga vetë Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Në mesin e vetëm disa gjuhëve të tjera veç turqishtes, kreu i shtetit turk ka zgjedhur që në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Twitter të urojë edhe në shqip. Kaq ka mjaftuar që Erdogan të “rrëmbejë” edhe më shumë zemrat e shqiptarëve të cilët nuk kanë hezituar ta falënderojnë në gjuhën shqipe përmes komenteve në Twitter.

Gjithashtu lexo

Nga shtatori çerdhet me dy ndërrime, ja oraret

Nga shtatori çerdhet do të fillojnë të punojnë me dy ndërrime. Kështu njoftoi sot ministra …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *