Home / Kryesoret / Familja Fejzullahi donacion 300 mijë euro Spitalit të Gostivarit (FOTO)

Familja Fejzullahi donacion 300 mijë euro Spitalit të Gostivarit (FOTO)

Spitali i përgjithshëm “Ferid Murad”, në Gostivar është pajisur me aparate dhe pajisje të tjera medicinale, si donacion nga familja Fejzullahi me prejardhje nga Gostivari dhe me qëndrim të përkohshëm në Norvegji.

Në ceremoninë e pranim – dorëzimit i

pranishëm ishte edhe kryetari i Komunës së Gostivarit, z. Nevzat Bejta, i cili me këtë rast shprehu mirënjohje dhe respekt ndaj familjes Fejzullahi për përkushtimin e tyre për  vendlindjen dhe qytetarët e Gostivarit, duke mundësuar donacionin me vlerë 300 mijë euro për Spitalin e qytetit.

“Muaj Korrik dhe muaj Gusht janë muajt e gëzimit për familjet e Gostivarit, për shkak se shumica e familjarëve të tyre që punojnë jashtë vendit kthehen në vendlindje dhe gjallërojnë qytetin e Gostivarit. Sot kemi një rast të veçantë, familja Fejzullai ka bërë një vepër që rrallë kush e bënë. Ato kanë sjell pajisje moderne medicinale për Spitalin dhe qytetarët e Gostivarit, duke treguar dashuri dhe respekt ndaj shoqërisë shqiptare dhe qytetarëve të tjerë që jetojnë në qytetin e Gostivarit. Si kryetar Komune, në emrin tim, administratës dhe qytetarëve të Gostivarit, shpreh mirënjohje dhe falënderim për familjen Fejzullahi”, tha mes tjerash kryetari Nevzat Bejta, i cili njoftoi se me rastin e ditës së Komunës, familjes që dhuroi donacionit do tu ndahet mirënjohje për kontributin e tyre.

Drejtori i Spitalit Ylber Ademi pasi falënderoi familjen Fejzullahi për donacionin e ofruar, shprehu konsideratë për kryetarin, z. Nevzat Bejta,  zëvendësdrejtorin e Doganave, z. Lavdrim Veliu dhe biznesmenin z. Belul Saliu për asistencën e ofruar në transportimi ne donacionit nga Norvegjia.

“Sot për mua dhe personelin e Spitalit është një ditë e veçantë. Dëshiroj të shpreh gëzimin dhe falënderimin nga ana jonë për z. Ramiz Fejzullahin dhe dy djemtë e tij me profesion mjekë ortopedë, z.Mentorin dhe z. Armendin të cilët punojnë në Norvegji. Ata dhuruan një donacion në aparate dhe mjete medicinale për Spitalin tonë. Deri tani kemi pasur donacione, por ky donacion është me vlerë më të madhe rreth 300 mijë euro. Këto aparate dhe mjete do ta gjejnë vendin e tyre në Spitalin tonë dhe do të na shërbejnë maksimalisht shumë. Procedura zgjati gati 7 muaj, nga fillimi e njoftova kryetarin e Komunës, z. Nevzat Bejta dhe nga ana e tij morëm mbështetje të gjithanshme. Falënderoi zëvendësdrejtorin e Doganave, z. Lavdrim Veliu, mikun e familjes Fejzullahi nga Norvegjia, z. Jon Groth, si dhe biznesmenin nga Gostivari, z. Belul Saliu i cili u kujdes për mbulimin e shpenzimeve të transportit me vlerë 3 mijë euro”, deklaroi Drejtori i Spitalit Ylber Ademi.

Në emër të familjes donatore, foli mjeku Mentor Fejzullahi i cili potencoi që: “ne si mjek jemi betuar se mjekësia nuk njeh kufi, as një racë, as në fe, as në komb dhe as në gjini dhe jemi vënë në shërbim të popullit”.

Në ceremoni, drejtoria e Spitalit ndahu mirënjohje për anëtarët e familjes Fejzullahi, shtetasin norvegjez, z. Jon Groth, zëvendësdrejtorin e Doganave, z. Lavdrim Veliu dhe biznesmenin z. Belul Saliu për asistencën e ofruar në transportimi ne donacionit nga Norvegjia.

Donacioni me vlerë 300 mijë euro përmban aparat mikroskopik për kirurgjinë spinale dhe që shërben për operacione të boshtit kurrizor, shtretër digjital, eho aparat për gjinikologji si dhe shumë aparate dhe pajiste të tjera medicinale.

1 2 3 4 5 6 7 8 9

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *