Home / Lajme / Kronika e zezë / Gjendet i vdekur tetovari i cili kishte humbur para 5 ditëve

Gjendet i vdekur tetovari i cili kishte humbur para 5 ditëve

Nga disa burime familjare thuhet se është gjetur tetovari Muharem Jusufi 29 vjeç pa shenja jete në Kodrën e Diellit në Tetovë, i cili u raportua dje si i humbur.

Familjaret e raportuan rastin se Muharem Jusufi kishte humbur apo larguar nga shtëpia para 5 ditëve dhe nuk është ditur në çfarë drejtimi ishte larguar.

Mbrëmë në orët e vona nga disa familjarë treguan se trupi i pajetë i Muharem Jusufit është gjetur në Kodrën e Diellit në Tetovë. Shkaqet e vdekjes së Muharem Jusufit ende nuk dihen, Televizioni Koha është duke kërkuar informacion zyrtar nga SPB-ja e Tetovës dhe për informacionet shtesë do t’ju sjellim në orët në vazhdim.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *