Home / Kryesoret / Gruevski urim me rastin e Fitër Bajramit, haron të reagojë për Almirin

Gruevski urim me rastin e Fitër Bajramit, haron të reagojë për Almirin

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski me rastin e Fitër Bajramit dërgoi urim deri te kryetari i Bashkësisë Fetare Islame dhe deri te besimtarët e besimit islam.

“Festa e Bajramit gjithmonë ka qenë mundësi t’i potencojmë vlerat të cilat i sjellin festat e mëdha dhe në përgjithësi vlerat të cilat janë temel i religjionit islam por edhe i religjioneve të tjera. Dashuria, ndihma, përkushtimi i Zotit dhe përmbajtja prej mendimeve të këqija janë vetëm një pjesë e vlerave të tilla nën frymën e së cilave kaluan ditët e kaluara të agjërimit. Mirëqenia shpirtërore e festës së madhe edhe më tej le të jetë inspirim dhe udhëheqëse për progres dhe sukses në Familjet e juaja dhe në të gjitha fushat e jetës tuaj”, thuhet në urim.

Duke uruar për festën, Gruevski apelon për harmoni dhe bashkësi në të gjitha fushat të cilat janë me interes të përbashkët.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *