Home / Kryesoret / Haxhi Krasniqi, gati për duelin e vitit

Haxhi Krasniqi, gati për duelin e vitit

Boksi kuqezi zbarkon sërish në arenën prestigjoze të ringut ndërkombëtar. Haxhi Krasniqi sfidon në datën 15 Korrik në qytetin gjerman të Saarbrucken rivalin Jurgen Doberstein për titujt, WBA Inter-Continental dhe WBO Inter-Continental në kategorinë Super të mesme. 26-vjeçari gjerman që aktualisht renditet në vendin e 12 të klasifikimit botëror të federatës WBA ka lindur pikërisht në qytezën Saarbrucken ku do të zhvillohet një nga sfidat më të rëndësishme të karrierës së boksierit të njohur shqiptar.

Sipas organizatorëve, pjesa më e madhe e biletave për këtë sfidë janë shitur dhe pritet që në pallatin e sportit “Saarlandhalle” të ketë një prani të madhe edhe të mbështetësve shqiptarë. Ky do të jetë dueli i 50 në karrierën e Haxhi Robin Krasniqit, pasi ai sfidon një boksier që konsiderohet si një ndër më të mirët e botës. Boksieri i lindur në Junik numëron 45 fitore dhe vetëm 4 humbje në karrierën e tij, ndërsa rreth 6 muaj më parë në Berlin zhvilloi ndeshjen e fundit ku mundi turkun Emis. Në krahun tjetër, Doberstein numëron 23 përballje në ringun profesionist me vetëm dy humbje. Për të gjithë shqiptarët, sfida do të transmetohet ekskluzivisht në datën 15 Korrik në ekranin e SuperSport.

Gjithashtu lexo

Turbo-seancë e Qeverisë së Maqedonisë – vendime për 51 pika

Qeveria e Republikës së Maqedonisë në seancën e 23-të ka diskutuar dhe ka marrë vendime …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *