Home / Kryesoret / Investimet e familjes Destani dhe Ecolog-ut në agjendën e kryeministrit të R. së Kosovës! (FOTO/VIDEO)

Investimet e familjes Destani dhe Ecolog-ut në agjendën e kryeministrit të R. së Kosovës! (FOTO/VIDEO)

Me rastin e jubileut dhjetëvjeçar të privatizimit dhe investimeve më të sukseshme nga afaristët shqiptarë nga diaspora, sot me storjen më të suksesshme të Kosovatex-it, filloi agjenda e Kryeministrit të Kosovës, z.Isa Mustafa, i shoqëruar nga Ministri i Financave, z.Hoti dhe Ministri i Diasporës z.Murati.

Kryeministri dhe ministrat u angazhuan për tejkalimin e pengesave burokratike që mund të jenë faktorë kufizues të bizneseve  konkurrente dhe të qëndrueshme, duke nënvizuar edhe programet e nxitjeve për punësime dhe investimeve të reja. Më pas Kryeministri Mustafa me stafin e tij vizituan repartin prodhues të Kosovatex-it, një kapacitet specifik që mund të jetë model për ri-industrializimin e Kosovës.

Z.Destani me shoqëruesit e tij, fillimisht prezantuan aktivitetet globale të grupacionit të tyre dhe efektet zinxhirore të këtij biznesi ndërkombëtar edhe ne rajonin e trojeve shqiptare, me theks të veçantë në Republikën e Kosovës. Njëkohësisht u informuan për potencialet investive në Kosovë dhe nevojën e mbështetjeve institucionale për të krijuar klimë më konkurrente të biznesit edhe në tregjet Perëndimore, si në sasi, poashtu edhe në cilësi.

Me këtë rast, midis tjerash vetë Kryeministri u shpreh ,,është fati ynë në Kosovë të kemi një afarist si z.Destani dhe grupacioni i tij me dimenzione botërore, që ushtron biznes në 22 shtete të shpërndara në katër kontinente, me mbi 150 projekte dhe lokacione të ndryshme. Jemi këtu që të mbështesim investimet e këtilla me të gjithë përkushtimin tonë institucional dhe te shfrytezojmë këto potenciale investive që aq shumë i nevojiten Kosovës, por jo vetëm.

Një grupacion i fuqishem si Ecolog dhe familja Destani, padyshim janë mundësi e madhe për shëndrrim në kapacitete tërheqëse (lokomotivë) për industritë dhe proektet tjera në konceptin e lidhjes sinergjike dhe zinxhirore të bizneseve nga Kosova dhe rajoni.

Z.Destani dërgoi porosi konkrete edhe te afaristët tjerë, veçanërisht investitorët potencialë nga diaspora se shteti kosovar po tregon ambicje të shëndosha në përmirësimin e klimës për investime. Konform me këto gadishmëri institucionale, grupacioni i biznesit të familjes Destani vijon me zhvillimin e ideve dhe realizimin e planeve për investime të reja në Kosovë. Kur investimeve u shtohen edhe përfitimet sociale dhe ato të zhvillimit ekonomik, do ta gjejmë arsyeshmërinë për investime edhe në trojet tona etnike.

DSC_0152 DSC_0143 DSC_0102 DSC_0090 DSC_0072 DSC_0023 DSC_0008

Gjithashtu lexo

Policia me apel ndaj lokaleve të natës – (VIDEO)

Muajt e verës janë karakteristike kur në  shumë lokale hotelerike frekuentohen gjatë orëve të natës, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *