Home / Kryesoret / Ja pse burri vrau gruan dhe vetën në Ferizaj

Ja pse burri vrau gruan dhe vetën në Ferizaj

Iu desh veç një zënkë që ai të gjuaj mbi gruan e tij e më pas ta vras edhe vetën. Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pas orës 01:00 të mesnatës në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj.

H.B ka shtënë me armë zjarri mbi gruan F.O, duke e lënë të vdekur në vend. E më pas ka vrarë edhe veten.

Lajmin për këtë vrasje e ka konfirmuar për Gazetën Express, kapiteni i Policisë, Basri Shabani, ku thotë se vrasja ka ardhur për shkak të problemeve bashkëshortore.

“Në këtë ngjarje kemi të bëjmë me vrasje të rëndë dhe vetëvrasje. Burri vret gruan pastaj vetën, kjo ka ndodhur për shkak të problemeve bashkëshortore. Burri ka vrarë gruan me Armë AK47”, tha Shabani për Express.

E gjithë ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e axhës së burrit. Ata lanë pas një djalë 6 vjeç, ku në ato momente ai ishte tek gjyshi i tij.

H.B ishte nga fshati Velikincë i Gjilanit por që nga vitet e 80’ta jetonte në Ferizaj.

Trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion. Me rastin janë duke u marr hetuesit e Sektorit të hetimeve rajonale.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *