Home / Kryesoret / Kudjes gjatë verës

Kudjes gjatë verës

Në rajonin më të gjërë të Pollogut, nga kjo fundjavë në mënyrë të konsiderueshme do të rritet dinamika e përditshme, jo vetëm në rrugët e Tetovës dhe Gostivarit por edhe në përgjithësi, për arsye se këto ditë pritet ardha më intenzive e të punësuarëve të përkohshëm jashtë vendit gjegëjsisht mërgimtarëv.Për shkak të kësaj, edhe njëherë rikujtohen të gjithë shoferët që vazhdimisht të respektojnë rregullat e komunikacionit , dhe veçanërisht të jenë të kujdesshëm kur dhe ku parkojnë veturat e tyre, të përshtatin shpejtësinë sipas kushteve të rrugës, në kohë të kontrollojnë gjendjen teknike të automjeteve dhe të mos përpara timonit të veturës të lodhur dhe nën ndikim të alkoholit, veçanërisht nëse udhetojnë në rrugë të gjatë.

Me respektimin e këtyre këshillave dhe rekomandimeve, drejtpërdrejtë do të kontribojnë në siguri më të madhe për veten dhe siguri të përgjithshme në komunikacion.

“Duke pasur parasyshë se në këtë periudhë kohore janë edhe dasmat tradicionale, dhe ceremoni të tjera familjare verore, sektori për punë të brendshme gjithashtu, apelon deri tek qytetarët, që të përmbahen nga përdorimi, gjegjësisht nga gjuajtja me armë zjarri ose me mjete piroteknike. Për arsye se me këtë drejtpërdrejtë bëjnë prishjen e rendit dhe qetësisë publike, por edhe mund të shkaktojnë dukuri dhe ngjarje të padëshirueshme dhe negative me pasoja për sigurinë. Sektori për punë të brendshme Tetovë, tregon se gjuajtja është në kundërshtim me ligjin për kundërvajtje kundër rendit dhe qetësisë publike, përderisa gjoba për këtë lloj të kundërvajtjes lëviz nga 200 deri në 500 euro në kundërvlerë të denarit, varësisht rrethanave dhe pasojave, gjuajtja mund të paraqesë edhe vepër penale “ shkaktimin e rrezikut të përgjithshëm”, për të cilën është paraparë edhe dënim më burg nga një deri në pesë vite”, thuhet në apelin e Policisë së Tetovës.

Qytetarëve gjithashtu, ju rekomandohet që përdorimin e fishekzjarreve në dasma paraprakisht t’i lajmërojnë në stacionet policore ose departamentet e policisë , në rajonet kur edhe organizohen, ndërsa organizatorët e tyre (ekskluzivisht firmat e specializuara) në kohë të ndërmarin dhe të zbadojnë masat e përshkruara preventive.

Sektori për punë të brendshme Tetovë, në muajt në vahzim, në masë të konsiderueshme do të përforcojë kontrollet dhe aktivitetet e planit për zbulimin dhe sanksionimit e prishjeve të këtilla të rendit dhe qetësisë publike, dhe në mënyrë konkrete dhe efikase do të veprojë.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *